Nga Bislim Lakna
10 ditë leksione e seminare nuk na e ndryshojnë as dijen e as notën.
Ndërsa edhe 10 ditë protesta do na ndryshojnë edhe të tashmen edhe të ardhmen!
10 ditë leksione nga disa pedagogë të korruptuar na kthejnë 20 ditë mbrapa, si para protestës.
Ndërsa 10 ditë protestë do na mundësojnë t’i shporrim të gjithë korruptuarit, siç e kemi bërë me disa prej tyre deri tani!
10 ditë leksione e seminare na mësojnë vetëm një kapitull nga disa libra, gjysma e të cilëve janë të kopjuar.
10 ditë protestë na mësojnë leksionin më të madh në jetën tonë, ate leksion, maksimën e të cilit e kemi degjuar kaherë, që bashkë mund të fitojmë!
10 ditë në auditore, mund të zëvendësohen me 10 të shtuna.
10 ditët të humbura të kesaj proteste s’mund të zëvendësohen as me 10 vite përpjekje individuale!
Në 10 ditë leksione ne i shpëtojmë njerëzit e korruptuar nga drejtësia e vonuar.
Në 10 ditë protestë ne shpetojmë prindërit tanë, veten tonë dhe femijët tanë nga këta njerëz!
Me një vendim për t’u kthyer në leksione ne mbysim shpresën qe guxoi të lindë më në fund.
Me vetëm edhe 10 ditë protestë ne i japim fitore dhe jetë shpresës së fundit të kesaj shoqërie!
Me 10 ditë leksione dhe seminare ne ia kthejmë shpresën hajdutëve e xhelatëve që na e kanë nxire jetën për të vazhduar të na vjedhin e të na nxijnë edhe më.
Me 10 ditë protestë ne i vrasim ata bashkë me shpresën dhe guximin e tyre dhe kështu i japim guxim e besim njëri-tjetrit!
Në 10 ditë leksione e seminare mund të shkruajme vetëm dy rreshta më shumë në fletën e provimit.
Me vetëm edhe 10 ditë protestë mund të shkruajmë një pjesë të historisë që s’ka për t’u harruar kurrë!
Nëse kthehemi në leksione, për ne do flasë 10 ditë kryeministri.
Nëse kthehemi në protestë, për ne do flasë përgjithmonë historia!
Për 10 ditë leksione ne mund të vrasim të tashmen e të ardhmen bashkë,
Per vetëm edhe 10 ditë protestë ne mund t’i rikthejmë jetën, shpresën, guximin e dinjitetin, jo vetëm universitetit, por edhe mbarë shoqërisë!