Senati Amerikan i ka kthyer mbrapsht presidentit Donald Trump kandidaturën e Kathleen Ann Kavalec për të qenë ambasadore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri.
Nominimi i Kavalec për të qenë ambasadore e SHBA në Tiranë mbërriti në Senat në 9 korrik 2018, ndërsa kanididatura i është kthyer presidentit Trump gjatë ditës së djeshme, pasi ka kaluar afati për rishqyrtim sipas dispozitave të Rregullores së Senatit Amerikan.
Kandidatura e saj mbeti në shqyrtim nga Komisioni i Marrëdhënieve me Jashtë dhe nuk kaloi në votim. Pritet që Trump të dërgojë sërish në Senat kandidaturën e Kathleen Ann Kavalec.