Tronditet Ballshi. Dy motra janë gjetur të vrara me thikë.
Policia e Mallakastrës ka vënë në pranga menjëherë shtetasin G.M., 34 vjeç, i cili është edhe autori i ngjarjes makabre.
Ky i fundit, në gjendje të dehur, ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij G.C. 31-vjeçe dhe motrën e bashkëshortes, 18-vjeçaren M.C.
Të dy shtetaset janë gjetur të pajeta në banesë, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.