Foshnja e parë e vitit 2019 në Kosovë ka lindur vajzë. Këtë e ka konfirmuar për KP, Gjinekologu kujdestar në Sallën e Lindjes në Klinikë e Gjinekologjisë në QKUK, doktor Naser Berisha.
“Foshnja është e gjinisë femër, lindja është ka ndodhur pas mesnatës, në orën 00:36 minuta me lindje operative është Miranda Bajrami”, tha Berisha.
Kurse në lidhje me shëndetin e foshnjës, ai theksoi se ajo është në gjendje të mirë.