Skizofrenia e diplomacisë shqiptare duke kërcyer Zorbën greke – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Skizofrenia e diplomacisë shqiptare duke kërcyer Zorbën greke

08:28 | 01/01/2019
në Opinion
0

Nga Arben Llalla

Me shkarkimin e Ditmir Bushatit si ministër i jashtëm servilat e injorantët e MPJ-së filluan të na tregojnë përralla duke na i shitur si “sekrete” diplomatike. Çunaku i i qejfit të valles greke Glevin Dervishi që herë jemi mësuar ta shohim si zëdhënës, këshilltar këtë fundviti na doli se qenka drejtor i MPJ. Ky “drejtor” na rrëfeu “patriotizmin” e Bushatit, se gjoja na paska bërë grekët të kërcejnë vallen e Osman Takës, çamit nga Filati.

Por, injoranca dhe skizofrenia e diplomacisë shqiptare s’ka fund. Nga fotot, filmimet dhe përgjimet e oficerëve të kontaktit doli se Bushati, Dervishi e të tjerë kërcyen Zorbën greke, ndërsa Kotzias dhe ekipin e tij merreshin me punët e tyre diplomatike duke thurrur intrigat antishqiptare. Se sa “patriot” është Bushati e dimë, sepse ai e mbushi diplomacinë me injorantë, servilë dhe njerëz të shërbimeve të huaja. Bushati e hoqi çamin zëvendësministrin e Jashtëm, Halil Hyseni për grekofonen Artemis Dralon. Shefi i kabinetit të Dimtir Bushatit ka qenë shtetasi shqiptar me kombësi dhe shtetësi greke, Pirro Vengu.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Diplomacia shqiptare nga Konsullata e Janinës, Selanikut dhe Ambasada në Athinë, Bushati i mbushi me diplomatë me kombësi greke. Çështja arriti sa konsull u bënë edhe shitësi i fruta-perimeve të pazarit të Volosit. Pa folur për diplomatët e shkollës së vjetër të UDB-së, të cilët vazhdojnë edhe në moshë të thyer të jenë ambasadorë apo konsuj.

Meqenëse Glevin Dervishi ende se ka të qartë pas kaq vitesh pune në MPJ se si funksionon ajo ministri, le të zbresë në katin e tretë dhe të pyes se çfarë informacionesh kanë oficerët e kontaktit për të, vallen greke që kërcen dhe ish-shefin e tij Ditmit Bushatin.

Sa për vallen e Osman Takës e gjithë Greqia e kërcen dhe e këndon me qejf pa asnjë problem, sepse ajo valle shqiptare ka vlerat e saj folklorike dhe grekët janë tuj plas që nuk po e “privatizojnë”, ashtu siç kanë bërë me vlerat e tjera kombëtare shqiptare duke filluar nga heronjtë e 1821, fustanella, iso-polifonia e kështu me radhë.

Këshilltari, zëdhënësi apo drejtori Dervishi duhet ta dijë se diplomacia shqiptare funksiononte shumë mirë, por janë politikanët dhe kategoria juaj servilosëse që e shkatërruan. Në MPJ nuk punojnë vetëm ata që shohim në media apo të tepsisë së Ramës, por edhe mijëra këshilltarë, informatorë, oficerë të dukshëm dhe të padukshëm, të cilët mbajnë peshën e rëndë të gafave apo shitblerjes kombëtare që bëjnë “diplomatët” si Bushati, Vengu apo edhe Dervishi. Prandaj, të lutem mos na nxirr më “sekrete” diplomatike të valles së Osman Takës, por dil e thuaj që kërkesat greke Ditmir Bushati i realizojë me sukses.

Etiketa: arben llallaArtemis Dralodiplomacia shqiptareDitmir BushatiGlevin DervishiOsman TakaPirro VenguSkizofreniaZorba

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
E dini cili ёshtё zhgёnjimi mё i madh qё provon njё ish votues i Ramёs pas 2013?

E dini cili ёshtё zhgёnjimi mё i madh qё provon njё ish votues i Ramёs pas 2013?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com