Protesta e emigrantëve do të vijojë edhe sot para Kryeministrisë. Organizatori Genc Sejko u ka bërë thirrje shqiptarëve t’i bashkohen protestës, ndërsa ka publikuar fotografinë e një fëmijë që mban në dorë një pankartë ku shkruhet: NUK DUA TË IKI, MË JEPNI NJË MOTIV TË PLAKEM NË VENDIN TIM.
Në përshkrimin e kësaj fotografie, Sejko shkruan: “Keni nevojë për arsye të tjera për të protestuar?! Sot në orën 12.00 para kryeministrisë.”