Pasi njoftoi largimin nga detyra të 7 ministrave në Asamblenë e Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama pati një paralajmërim edhe për dy të tjerë, duke u dhënë afat deri në qershor.
“Blendi Klosi (ministër i Mjedisit) e di shumë mirë se çfarë duhet të bëjë deri në qershor. Po ashtu edhe Ogerta Manastirliu (ministre e Shëndetësisë) e ka të qartë”, tha kreu i qeverisë.