Rama në Asamble: Studentët më dhanë një shuplakë, unë ktheva faqen tjetër – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama në Asamble: Studentët më dhanë një shuplakë, unë ktheva faqen tjetër

15:45 | 28/12/2018
në Shqiperi
0

Partia Socialiste ka mbledhur Asamblenë Kombëtare. Mbledhja nisi me  fjalimin e kryetarit të PS dhe njëherazi kryeministër i vendit, Edi Rama, i cili deklaroi:

Edi Rama: Ky është një takim i pazakontë në një kohë të pazakontë të vitit për mbledhje partie. Në një moment të pazakontë për këtë familje e cila ka përgjegjësinë të kujdeset për shtëpinë e madhe të Shqiptarëve për Shqipërinë, por e pazakontë është edhe mundësia që na ka dhënë në këtë fund vitit protesta e studentëve. Një mundësi e mirëseardhur në formën e një reagimi shumë kuptimplotë në emër të një jete më të mirë universitare.

Rama shtoi se “studentët më dhanë një shuplakë që mua më përvëlon njësoj si një ditë më parë dhe unë zgjodha të kthej faqen tjetër”.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Në Universitete tranzicioni vazhdon

Edi Rama: “Ky brez është fëmija që vuan deformimet e sëmundjeve të tranzicionit të pafundëm që ne i kemi dhënë fund në shumë drejtime por shumëkund deri tash vetëm  në letër.

I kemi dhënë fund tranzicionit kur i thamë stop dritat nuk vidhen më.

Edhe kur kaluam ligjin e arsimit të lartë. Por dritat nuk vidhen më, ndërsa universiteti ka ligjin në letër por jo ligjshmërinë në jetën e përditshme. Tranzicioni vazhdon. Në drejtësi jemi në një kohë të ndërmjetme mes tranzicionit dhe fundit të tij.  Tek pensionistët, prona jemi në kohë të ndërmjetme”

Çfarë do të ndodhë sot?

Gjatë Asamblesë do të paraqitet raporti për ecurinë e procesit të bashkëqeverisjes, si dhe një udhëtimin e zhvillimin e mëtejshëm të llogaridhënies publike.

“Do bëhet një analizë e thellë dhe e qartë e 12 qarqeve dhe 12 të deleguarve të tyre në këto qarqe për punën e tyre në terren. Qarkullojnë fjalë për ndryshime në kabinetin qeveritar, por ende të pakonfirmuara. Pritet një “furtunë” në qeveri, pasi nëse do të ketë ndryshime do të jenë shumë Ministra që do të lëvizin. Lëvizjet janë paralajmëruar dhe nga kryeministri, i cili ka rënë dakord se qeveria ka nevojë për një rifreskim. Rifreskim mund të ketë dhe në delegimin e kompetencave politike nëpër qarqe” raportoi gazetari jonë Sonil Frashëri.

Në axhendë janë parashikuar plot 8 pika, kryesisht me karakter organizimin e PS-së përpara zgjedhjeve vendore të 30 qershorit, ndërsa është parashikuar edhe Kongresi i PS në 30 mars 2019.

Axhenda e mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të PS
1. Fjala e kryetarit të Partisë Solciliste, kryeministrit Edi Rama.
2. Raportim mbi performancën e qeverisë. Bashkëngjitur informacion nga analizat e zhvilluara nga partia Socialiste dhe grupit parlamentar me çdo ministër të qeverisë.

3. Raportim i Koordinatorit Kombëtar, Elisa Spiropali, për ecurinë e deritanishme të procesit të bashkëqeverisjes.
4. Udhëzim për zhvillimin e Llogaridhënies Publike të qeverisjes qendrore dhe vendore “Puna për Shqipërinë që duam”, prej datës 1 maj deri më 30 qershor 2018.
5. Informacion për punën e deritanishme mbi analizën e performancës së qeverisjes vendore.
6. Informacion mbi punën e strukturave vendore të partisë për kryerjen e disa veprimtarive organizative për periudhën janar-prill 2018.
7. Vendim për kuotizacionin e anëtarësisë së Partisë Socialiste për vitin 2018.
8. Çështje të tjera./
Ora News.tv

 

Etiketa: asmableedi ramastudente

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Nota e Shën’Kollit m’shpin tonë

Kur gënjehet apo sajohet për një klik më shumë. Pse?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com