Policia e Tiranës ka vendosur të mos lejojë mbajtjen e protestës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” të paralajmëruar nga emigrantët e diasporës.
Deputeti i LSI-së Petrit Vasili e ka komentuar këtë vendim duke u shprehur se Rama po lufton edhe diasporën. Ai gjithashtu ka kërkuar dorëheqjen e ministrit Majko.
Vasili shkruan:
Rama i çmendur ndalon diasporën të protestojë, Majko rri dhe e ha turpin me bukë.
Rama ky i çmendur pa shërim po lufton edhe me diasporën.
Pasi jua ka prure në maje të hundës të gjithë shqiptarëve ky kryeminister i marrë i hapi luftë edhe diasporës.
Rama nuk lejon diasporën të protestojë megjithëse organizatorët kishin respektuar ligjin pikë për pikë dhe kishin bërë edhe kërkesë me shkrim.
Policia e Ramës dhe e Lleshajt konsumuan turpin më të madh të pluralizmit shqiptar.
Kjo qeveri legenash, që organizon gjoja takime të dhemshura me diasporën, që shqyhet duke berë hipokrizi sikur vdiq për votën e tyre, e nxori fytyrën e saj të zezë dhe të vërtetë duke mos i lejuar të protestojnë në bulevard, se u prishka terezia publike.
Po kur e zaptonin këta të rilindjes në 2010 bulevardin me javë të tëra me çadrat e tyre dhe bulevardi qelbej era urinë prej tyre nuk prishej terezia publike.
E neveritshme është se si Pandeli Majko i pari Minister i Diasporës në histori rri e vështron këtë turp dhe nuk jep dorehëqjen.
Gezuar vitin e ri Pandi, po ti rri kot akoma në atë zyrë.
Diasporës qeveria jote dhe kryeministri psikopat ja mbyllën derën, megjithatë rri Pandi rri, nuk je as i pari as i fundit që e ha turpin me bukë.