Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen Laprakë, të Tiranës. Burime bëjnë të ditur se 17-vjeçarja e cila ka ndërruar jetë është identifikuar se Briselda Gjikola dhe 23 vjeçari i cili është i plagosur rëndë është identifikuar si Erion Bengo.
Burime për Fax News bëjnë të ditur se vajza 17 vjeçe është qëlluar më plumb në kokë, ndërkohë që djali 23 vjeç është qëlluar në shpatull. Dy të rinjtë janë goditur brenda një makine.
Dyshohet se i kanë qëlluar 2 persona të cilët më pas janë larguar në këmbë mes pallateve në errësirë.
Sipas policisë rreth orës 18:17, në Laprakë janë plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta shtetasit B. Gj., 17 vjeçe dhe E. B., 23 vjeç.
Shtetasia B. Gj., ka ndërruar jetë në spital, ndërsa shtetasi E. B., ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore.
Po punohet për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.