1 muaj pasi u plagos në protestën që banorët e “Astirit” zhvilluan para Kuvendit të Republikës, efektivja e forcave “Shqiponja” është kthyer në Shqipëri.
Ina Muka iu nënshtrua para një jave një ndërhyrje kirurgjikale në Turqi.
Ajo u dërgua atje për trajtim të specializuar mjekësor, nërhyrje që rezultoi e suksesshme, shkruan Top Channel.
Mbrëmjen e së premtes ajo është kthyer në Tiranë, ku është pritur nga kolegë të saj të njësisë “Shqiponja”.