Qarku i Kukësit gjatë ditës së sotme nuk ka patur reshje bore në të gjithë teritorin.
Sipas informacioneve të marra nga Firmat Kontraktore të akseve rrugore nacionale ,strukturat e emergjencave civile në tre bashkitë, strukturat përgjegjëse që menaxhojnë situatën është si më poshtë:
Rrugët ,urat:
Akset rrugore nacionale që përshkojnë Qarkun e Kukësit vazhdojnë të jenë nën efektin e temperaturave të ulëta për pasojë fenomeni i ngricave është prezent në të gjitha akset.
Aktualisht është kjo gjendje në akset të cilat janë prekur nga këto kushte atmosferike:
Në të gjitha akset rrugore nacionale qarkullimi i mjeteve bëhet normalisht pa zinxhirë.
Është punuar nga Firmat Kontraktore për hedhje kripe,hapje tombinash e pastrime gurëve e dherash.
Akset rrugore bashkiake:
Në përgjithësi akset rrugore janë të qarkullueshme normalisht.
Bashkia Kukës :
Rrugët janë të pakalueshme në NjA Kalis,Bushtricë,Grykë-Çaj e Arrën.
Rrugët të kalueshme me vështirësi në NjA Ujmisht e Zapod.
Bashkitë Tropojë e Has ,akset nacionale rrugore janë të qarkullueshme normalisht.
Rruget jane te pakalushme ne 6 fshatra te njs adm: Lekbibaj Tropoje
Energjia elektrike:
Furnizimi me energji elektrike në përgjithësi është normal në gjithë Qarkun.
Nuk janë furnizuar me energji elektrike NjA Arrën e NjA Kalis të Bashkisë Kukës të cilat furnizimin me energji e marrin nga Qarku i Dibrës.
Shkollat:
Në përgjithësi proçesi mësimor ka vazhduar normalisht.
Nuk është zhvilluar proçesi mësimor në Shkollën e fshatit Kalis NjA Kalis,Shkolla e Fshatit Fshat të NjA Grykë-Çaj,Shkolla e fshatit Arrën, NjA Arrën.