Televizione që 24 orë “gatuajnë” për shqiptarët “gjellën” që ua çon me kaseta kryeministri – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Televizione që 24 orë “gatuajnë” për shqiptarët “gjellën” që ua çon me kaseta kryeministri

15:27 | 17/12/2018
në Uncategorized
0

Nga Agim Xhafka

Kur  po votohej ligji i arsimit të lartë, më erdhi para syve makina e vjetër poshtë pallatit tim. Qe një Volkswagen i luftës, relike që nuk e di pse ngeli vite e vite aty.

Nuk kishte as xhama, as fenera, as dyer, as timon, as pasqyra. Vetëm kabina ose skeleti i ndryshkur i saj dhe shenja W para, që ndriste paçka se vitet po e ‘hanin’ krejt atë grumbull hekurishtesh.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Kështu u shfaq dhe ‘finalja’ e ligjit. Pa pedagogë cilësorë, pa biblioteka, pa libra, pa tavolina, pa konvikte, pa dushe… Skelet i ndryshkur, ke frikë ta prekësh se të kap tetanozi. Ama u kujdes vetë Kallomi të fuste tarifa që të rripte studentët e familjet e tyre Tarifa për regjistrim, tarifa për mungesa, tarifa për provime, tarifa edhe për gromësime…

Që të kursente para nga buxheti e më pas t’ua jepte shokëve të tij që janë vërtet katër-pesë ama përlajnë rreth 90% të parave publike.

Tani kur studentët po ‘jetojnë’ poshtë zyrës së Monstrës ka nisur  makina e tij reklamuese të gjejë kudo shkaktarë të gjendjes, anash e mbrapa, majtas e djathtas. Veç ai i Gjati të dalë i larë dhe  i paprekur, krejt i pafajshëm. Madje po na shitet dhe si iniciator i ndryshimeve që do i vikan krejt shkollës së lartë nesër, si një Mesia i arsimit.

Jo më vonë se dje, delfini më i bindur i Ramës, dora vetë Lali Eri e zbuloi shkakun. Qenka një zyrë llotosporti që e paska privatizuar vëllai i Nishanit tek qyteti Studenti. Ajo zyrë e hodhi tuç ligjin!!!

Tamam siç u shpik shprehja: ‘Çaloka gomari dhe nga veshët.’

Vërtet mund të jetë kryer një privatizim i tillë, por zyra e atjeshme nuk e prek e as nuk e lag ligjin. Të paska humbur krijimtaria Lali Eri. Ligji dhe krejt shoqëria po ecin poshtë e më poshtë nga ai privatizimi i madh e kriminal i shefit tënd, Edi Ramës. Nga ai privatizimi te Kinostudio e dikurshme.

Të gjithëve na kujtohet mjedisi atje. Ato godinat e hijshme,ato lëndina aq të bukura,ato parcela me ullinj, ato mure rrethues të zbukuruar me kangjella artistike. E tani bash në Kinostudio është ndërtuar perandoria gebelsiane e trullosjes së njerëzve. Është ngritur makineria manipuluese e Ramës.

Plot televizione e radio që  24 orë ‘gatuajnë’ për shqiptarët ‘gjellën’ që ua çon me kaseta kryeministri. Që atje shpallet gënjeshtra si  e vërtetë, atje drita quhet errësirë dhe atje shahet i miri e lavdërohet kusari e zuzari. Ky aparat gjigant mbahet vetëm me paratë e buxhetit, gjoja me reklama plot drita. E si mos mjaftojë kjo,pronarët e ‘materniteteve të rrenave’ marrin edhe tenderat e çdo investimi që shoqëria duhet të kryejë.

Por këtij privatizimi vrastar Erioni nuk ia zë emrin, nuk ia mban as ta mendojë se atje, bash në mes të Kinostudios,nisi edhe filmi i tij drejt bashkisë e më tej.

Ligji i arsimit të lartë ngordhi.

Tani ka nevojë për funeral. Mos i jepni serum dhe barna,i  vdekuri nuk ngjallet. Tashmë ai është si Volkswageni im te pallati.

Që ka veç skeletin.

Quhet makinë, por nuk lëviz nga vendi. Nuk ecën edhe po ta shtyjmë shtatë burra.

Se ndryshku e ka ngulur dhe e ka bërë njësh me baltën…

https://www.syri.net/op-ed/217964/volkswageni-im/?fbclid=IwAR3_32Z3AYtK_ZuH2x0xiJM94zOgA9P81byTSOFyTrSynZBZktbNNTWbBWM

Etiketa: Agim Xhafkaedi ramatelevizionVolkswagen

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Studentët nuk ndalen, bllokohen rrugët kryesore në Tiranë (film)

Studentët nuk ndalen, bllokohen rrugët kryesore në Tiranë (film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com