Të rinjtë shqiptarë emigrantë dhe ata që studiojnë jashtë vendit kanë dalë në mbështetje të studentëve që protestojnë për përmirësimin e kushteve të studimit në vend.
Në mesazhin e tyre ata thonë:
“Popujt që harrojnë historinë e tyre janë të destinuar ta përsërisin atë. Të gjithë ne, duam t’ju falënderojmë për këtë rifreskim kujtese:
Ju falënderojmë që na kujtuat se përveç largimit ekziston dhe mundësia e të rezistuarit për të drejtat e gjithsecilit. Tuajat!
E që sot mund të ishin tonat.
Ju falënderojmë që na kujtuat se sa shumë mund të luftosh për vendin ku ke lindur”.