Të gjithë për vete, protesta për të gjithë! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Të gjithë për vete, protesta për të gjithë!

14:55 | 15/12/2018
në Uncategorized
0

Nga Nebih Bushaj

Ajo që u shndërrua në protestën më të bukur që ky vend ka parë prej tre dekadash, përveç faktit që nuk ka drejtues e nuk pranon negociata, solli një tjetër risi: protesten për të gjithë. Një protestë prej së cilës fitonte një apo dy palë kishim parë më parë, por një protestë prej së cilës mund të përfitojnë të gjithë s’kishim parë deri me sot.

Po si po përfitojnë të gjithë dhe kush janë këta që po përfitojne?

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Po ja, t’ja nisim me më banalen, studentët përtacë e të ‘dobët’ po përftojnë nga rasti e po bëjnë ca pushime më shumë në prag të fundvitit meqë u ra bingo-ja. Pastaj ka nga ata që për njëmijë arsye kanë mbetur pas me mësimet. Ky ishte shansi i tyre për të kapur ritmin. I lumtë atij që diti!

Dhe tek kalojmë nga përtacët e të ‘dobëtit’ tek punëtorët e të mirët, ndryshojnë edhe përfitimet. Shumica e këtyre nuk kanë pushuar asnjë ditë, pasi kanë qënë të angazhuar me protestën, pa dashur të them që përtacët e ‘të dobëtit’ s’janë angazhuar fare, por pritshmëritë janë të tilla që sa më student i rregullt aq më i angazhuar edhe në protestë. Sidoqoftë. Të gjithë studentët i hoqën vetes një barrë të madhe, gjobën e VKM-së, e cila i fuste duart direkt në xhepat e tyre.

A do kenë përfitime tjera studentët? Shpresoj që po, pasi arsimi në vendin tonë ka nevojë URGJENTE për përmirësim në të gjitha drejtimet! Grupe të caktuara si studentet FAU përfituan diçka më shumë se të tjerët me shkarkimin e pedagogut famëkeq Nasho, i cili nuk do t’ua nxijë më jetën. Përfitim mjaft i madh do thoja. E ku i dihet, mbase edhe ata të FSHN(e tjerë fakultetete që nuk po me vinë në mend tani) me këtë rast mund të bëjnë ndonjë gjë më famëkeqët e tyre që t’u lirohet litari ne fyt.

Me ç’kemi parë kjo protestë solli të mira edhe për tjerët. Njerëzve iu ritkthye shpresa e humbur se diçka e mirë mund të bëhet në këtë vend. Shpresa që paska mjaftuar t’ja gërvishtësh pak dheun e hedhur sipër për të shpërthyer si lulet në pranverë.

Prindërit anembanë janë të ekzaltuar për guximin e bijve të tyre e presin edhe më shumë se ato tetë kërkesa.

Njerëzit e vranë frikën me këtë rast. Infermierët kanë paralajmëruar qeverinë se do ketë protesta në rast të mosplotësimit të kërkesave të tyre deri më datë 20 Dhjetor.

Një grup tjetër sot marshoi drejt kryeministrisë në shenjë proteste për çmimet e karburanteve, diçka e importuar por e vonuar do thoja. Por numri i përfituesve nga kjo protestë nuk ndalet me kaq.

Këta të mëposhtmit janë edhe më interesantët. Janë ata që kanë tentuar të dalin në krye si drejtues të saj e kur s’u ka ecur si koordinatorë. Ca tipa po e përdorin se vuajnë për vëmendje ndërsa të për t’u reklamuar në tregun e politikës. A ka rast më të volitshëm? Besoj që jo. Nuk do të habitesha fare nesër po të shikoja fytyra nga këta tipat nëpër forumet rinore të partive. Vetë partitë në fakt duan të rinovojnë imazhin e tyre dëmtuar rëndë ndër vite si shkak i pazareve që bëjnë në kurriz të popullit. Ka nga ata që kanë tentuar të marrin frerët për llogari të partive, kush për llogari të pushtetit me synimin për ta përçarë e për t’i hequr qeverisë një halë nga sytë e kush për llogari të opozitarëve të cilët më së paku deri nesër kanë për t’i përdorur këto fytyra për të mbledhur vota, si ata që drejtuan protestën e studentëve e më së shumti dëshirojnë ta konvergjojnë ne kërkesat e tyre politike.

Qeveria përfitoi mirë nga rasti për të na dhënë një shfaqje të stisur që për fatin e saj të keq e për fat të mirë të studentëve i doli nga duart. tentoi ta përdorte për të larguar vëmendjen prej skandaleve që s’kanë të sosur duke e kthyer komunikimin e KM me studentët në një lloj zënke të dashuruarish, ku ai po luan të dashurin që medoemos dëshiron të pajtohet dhe fton ‘të dashurën e tij’(studentët) të pajtohen me story te tipit “kur do flasim”, “mos ta humbim kohën kot”. Kështu protesta me e bukur e tranzicionit u shndërrua në lopën që shumë e mjelën, shumë tentuan ta mjelin e kush e di sa kanë për ta mjelur deri në fund.

Etiketa: Nebih Bushajprotestë

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Me flamuj e qeleshe, shqiptarët në Londër mbështesin protestën e studentëve

Me flamuj e qeleshe, shqiptarët në Londër mbështesin protestën e studentëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com