Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet përmes një postimi në rrjetin sicial facebook, ka përshëndetur vendimin e Kosovës për themelimin e Ushtrisë së Kosovës.
Postimi i plotë
Ditë historike për Kosovën, e cila po ecën çdo ditë drejt një shteti të konsoliduar e sovran dhe që nga sot ka Ushtrinë e saj. Ngjarje e madhe për të gjithë kombin shqiptar që sot është dhe më i fortë dhe më i konsoliduar. Përkrahje për orientimin euroatlantik të Kosovës .
Ushtria e shtetit të Kosovës është mbruajtur me sakrificat e të gjithë Shqiptarëve të Kosovës dhe me gjakun e martireve të UÇK.
Urime Kosovë dhe gjithë kombi shqiptar