Qeveria franceze thirrje “jelekëve të verdhë”: Ndalni protestat

Lexo edhe

Zëdhënësi i Qeverisë së Francës, Benjamin Griveaux, pas sulmit të armatosur në Strasburg, nga “jelekët e verdhë” kërkoi që të mos organizojnë një protestë të re ditën e shtunë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë për televizionin CNEWS, Griveaux tha se qeveria nuk ka ndaluar protestat e “jelekëve të verdhë” dhe se do të ishte shumë vështirë të parandalojë daljen e njerëzve nëpër rrugë.

Duke iu bërë thirrje “jelekëve të verdhë” që pas sulmit në Strasburg, të mos organizojnë protestë ditën e shtunë, Griveaux tha se anulimi i protestës do të ishte “racionale” meqë policia ka qenë shumë e angazhuar gjatë javëve të fundit.

Edhe ministri i Mjedisit, François de Rugy, në një deklaratë për televizionin “Public Senat” tha se protestat e “jelekëve të verdhë” tanimë duhet të përfundojnë plotësisht.

Edhe kryetari i Kuvendit Kombëtar, Richard Ferrand, në një deklaratë për radion “France Inter” tha se presidenti Emmanuel Macron iu është përgjigjur kërkesave të “jelekëve të verdhë” dhe se për këtë arsye duhet t’iu jepet fund protestave.

“Jelekët e verdhë” kishin njoftuar se ditën e shtunë do të organizojnë protesta në gjithë shtetin, duke filluar nga Parisi.

– Protestat në Francë

Protestat në Francë të cilët filluan më 17 nëntor si reagim ndaj rritjes së çmimeve të karburanteve dhe përkeqësimit të kushteve ekonomike, më pas me protestat e “jelekëve të verdhë” kundër administratës së Macron, u shndërruan në protestat më të dhunshme të viteve të fundit.

Protestuesit të cilët në përgjithësi përbëhen nga personat të cilët për shkak të kostos së qirave të larta në qendër të qyteteve janë vendosur nëpër zona rurale, kërkojnë nga Macron përmirësimin e kushteve ekonomike.

Më parë ishte njoftuar se rritja e çmimeve për derivate, e cila protestohej nga “jelekët e verdhë” është anuluar për vitin 2019, por protestuesit nuk e kishin parë si të mjaftueshëm një veprim të tillë dhe kishin njoftuar se do t’i vazhdojnë protestat.

Deri më tani në protesta 3 persona kanë humbur jetën, 4 mijë e 99 persona janë ndaluar, kurse më shumë se 1 mijë të tjerë janë plagosur.

– Deklaratat e Macronit

Macron në një deklaratë në lidhje me protestat e “jelekëve të verdhë” kishte deklaruar se duke filluar nga viti 2019 paga minimale do të rritet për 100 euro.

Presidenti francez po ashtu kërkoi nga punëdhënësit që ata të cilët munden të paguajnë bonuse për fundvit për punëtorët e tyre.

“Jelekët e verdhë” dhe më shumë se gjysma e francezëve kishin vlerësuar si të pamjaftueshme këto deklarata të presidentit Macron.

– Sulmi i armatosur

Gjatë natës së ditës së martë në afërsi të tregut të krishtlindjeve në Place Kleber, një nga sheshet kryesore të qytetit, ishte kryer një sulm i armatosur, ku humbën jetën 3 persona, kurse 12 të tjerë u plagosën.

Pas këtij sulmi plani i veprimit për luftimin e terrorizmit ishte rritur në nivelin e “paralajmërimit të sulmit emergjent”.

 

Të Lidhura

Para

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *