Thellohet skandali, OST i dha tender 12 mln euro Dunwell Haberman – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Thellohet skandali, OST i dha tender 12 mln euro Dunwell Haberman

08:12 | 11/12/2018
në Uncategorized
0

Skandali i kompanisë fantazmë Dunwell Haberman, e cila u shpall fituese në tenderin për Unazën e Re, merr përmasa edhe më të rënda, që implikojnë më thellë qeverinë shqiptare.

syri.net publikon dokumente zyrtare që tregojnë se vetëm një muaj më parë, Operatori i Sistemit të Transmetimit i ka dhënë kompanisë offshore nga Delaware, përmes degës së saj në Tiranë “DH Albania”, një tender me vlerë 12 milionë euro.

Bëhet fjalë për ndërtimin e linjës 220 kilovolt Burrel-Peshkopi dhe traktin dalës të nënstacionit të Burrelit, një nga tenderat më të mëdhenj të zhvilluar nga OSHEE gjatë këtij viti.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Sipas dokumenteve të siguruar nga Agjencia e Prokurimeve Publike, tenderi është zhvilluar në nëntor dhe Dunwell Haberman Albania e ka fituar atë me 100 për qind të vlerës limit.

Më konkretisht, sipas dokumenteve të APP, fondi limit për ndërtimin e linjës Burrel-Peshkopi ishte përcaktuar 1 miliardë e 447 milionë lekë dhe po me këtë çmim është fituar nga “DH Albania”.

Ky është një sinjal shumë i fortë që ngre dyshime për tender të paracaktuar njësoj si në rastin e Unazës së Re.

Image

Por, ky nuk është dyshimi i vetëm.

Dunwell Haberman Albania është krijuar në fund të qershorit të këtij viti si degë e kompanisë Dunwell Haberman të regjistruar në Delaware të Shteteve të Bashkuara. Vetëm katër muaj më vonë, kjo kompani me administrator Avdjol Dobi, një 26 vjeçar me lidhje farefisnore me një nga oligarkët më të njohur të Shqipërisë, merr dy tendera të mëdhenj për një vlerë totale 30 milionë euro, ndërtimin e unazës së Tiranës dhe atë të linjës elektrike Burrel-Peshkopi.

Skandali i Dunwell Haberman shpërtheu, kur emisioni “Të Paekspozuarit” publikoi dokumentet që faktonin se kompania guackë kishte falsifikuar dokumentet, përfshirë bilancet dhe firmën e Sekretarit të Shtetit në Delaware për të fituar tenderin e Unazës së Tiranës me vlerë 18 milionë euro.

Kompania, e cila pretendon se ka një eksperiencë 20 vjeçare në fushën e ndërtimit dhe energjisë, ishte krijuar vetëm në 25 qershor të këtij viti, kohë që përkon me vizitën e ministrit të energjisë Damian Gjiknuri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pas publikimit të skandalit qeveria u detyrua të anulonte tenderin e Unazës së Re deri në ardhjen e përgjigjeve zyrtare nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për aktivitetin e kompanisë. Por, ndërsa tenderi i unazës është anuluar, pa zhurmë DH Albania ka marrë 12 milionë euro nga OSHEE po me dokumente të falsifikuara, çka e thellon edhe më shumë skandalin korruptiv të kësaj kompanie. Dyshimet janë se pas kompanisë qëndrojnë zyrtarë të lartë të qeverisë shqiptare, të cilët krijuan një shoqëri guackë në Delaware për të marrë 30 milionë euro para publike vetëm në dy tendera, tek Unaza e Tiranës dhe Operatori i Shpërndarjes së Energjisë.

https://www.syri.net/politike/216334/ekskluzive-thellohet-skandali-oshee-i-dha-12-mln-euro-dunwell-haberman/?fbclid=IwAR1LB7On32GfE7IyncnCSri4FFjNqJ20BqfKr5N7P_A31wPFpA_4J9aGZi8

Etiketa: Agjencia e Prokurimeve PublikeAvdjol DobiDunwell Habermanlinja elektrike Burrel-PeshkopiOperatori i Sistemit të Transmetimitostskandalitenderi

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Publikohet mesazhi, drejtoresha u kërkon mësuesve të bëjnë komente pozitive tek “Dialog me studentët”

Publikohet mesazhi, drejtoresha u kërkon mësuesve të bëjnë komente pozitive tek “Dialog me studentët”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Respektoni pavarësinë e drejtësisë –

Respektoni pavarësinë e drejtësisë –

09:48 | 04/02/2026
Keni shkuar në GJK për të rritur pagat edhe për ata që ishin gjakpirësit e drejtësisë –

Keni shkuar në GJK për të rritur pagat edhe për ata që ishin gjakpirësit e drejtësisë –

09:18 | 04/02/2026
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 4 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

09:00 | 04/02/2026
50% e familjeve shqiptare nuk e përballojnë dot një shpenzim emergjent, të fundit në rajon –

50% e familjeve shqiptare nuk e përballojnë dot një shpenzim emergjent, të fundit në rajon –

08:16 | 04/02/2026
Dita e rinisë festohet pa të rinj! Në 13 vite u tkurren me 45% nga emigracioni i lartë –

Shqipëria pëson humbjen më të madhe të rinisë, pothuaj një qytet me brezin e ri zhduket çdo vit –

08:02 | 04/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Respektoni pavarësinë e drejtësisë –
  • Keni shkuar në GJK për të rritur pagat edhe për ata që ishin gjakpirësit e drejtësisë –
  • Këmbimi valutor 4 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –
  • 50% e familjeve shqiptare nuk e përballojnë dot një shpenzim emergjent, të fundit në rajon –
  • Shqipëria pëson humbjen më të madhe të rinisë, pothuaj një qytet me brezin e ri zhduket çdo vit –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 4 Shkurt 2026 –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Respektoni pavarësinë e drejtësisë –
  • Keni shkuar në GJK për të rritur pagat edhe për ata që ishin gjakpirësit e drejtësisë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com