Studentët e të gjithë fakultetëve në Tiranë kanë nisur marshimin e tyre rrugëve të kryeqytetit këtë të dilë duke protestuar sot sërish në ditën e pestë të protestës së tyre para ministrisë së Arsimit.
“Bashkohuni me ne, mos rrini në kafene! Bashkuhuni me ne, mos rrini në kafene! janë thirrjet e studentëve nëpër rrugët e Tiranës, ku përshëndeten nga shumë qytetarë.
Ato nuk pranojnë negociata dhe as dialog me ministren e Arsimit, ndërkohë që kërkojnë me ngulm plotësimin e kërkesave të tyre.
Studentët kanë bërë vazhdimisht thirrje “Jo politikë!” “Jo politikë!, duke mos kërkuar që protesta e tyre të poltizohet.
Ndërkohë që protestës së sotme i janë bashkuar dhe studentë nga qyteti i Shkodrës.
https://www.facebook.com/faxnews.a/videos/338561173592889/