Gazetari Marin Mema ka marrë pjesë në protestën e studentëve. Ai u bën thirrje të rinjve që simbolet e tyre të vetme tv kenë shqiponjën dhe flamurin Kuq e Zi.
“Shqiponja dhe flamuri Kuq e Zi duhet të jenë simbolet tuaja te vetme! Ju keni freskinë, forcën, krenarinë, mundësinë për të ndryshuar realitetin. Studentët janë e ardhmja dhe ajo në këtë vend mund të jetë me e bukur nëse merr ngjyrat e tyre, ngjyrat e njerëzve qe e duan Shqipërinë përtej politikës e flamurëve partiake! Ne duhet t’i mbështesim e t’i përkrahim të arrijnë më të mirën, t’u krijojmë kushtet për të ndërtuar të ardhmen e jo t’i largojmë prej saj!! Në fund të ditës e nesërmja na përket të gjithëve dhe po të gjithë do ta jetojmë. Nëse kemi një rini më të fortë, më reaguese, më të drejtë, kërkuese e të ndarë nga politika, e ardhmja do të jetë më e mirë! Largoni të gjithë ata që mund të kërkojnë politizimin e saj, sepse forca juaj është e pandalshme nëse ka ngjyrat e Shqipërisë e askujt tjetër!”, shprehet Marin Mema.
https://www.facebook.com/398978473473902/videos/2179778228954404/?t=11