Studentët i janë përgjigjur letrës që Ministria e Arsimit u ka dërguar. Nikolla u ka kërkuar studentëve që të ulen në tavolinë dhe të zgjidhin me dialog kërkesat. Por ata janë të vendosur. Nuk besojnë dhe kërkojnë plotësimin e të gjitha kërkesave të tyre pa negociata.
“Lindita Nikolla dil në bulevard! Shkolla është e jona! Nuk është biznes privat! Nuk ka negociata, por zgjidhje të menjëhershme!”, ishin thirrjet në bllok e studentëve si përgjigjje ndaj kryeministrit Rama, i cili i ftoi në dialog.
https://www.facebook.com/faxnews.a/videos/321582101905492/?eid=ARBj6CYUKjk2aW4_vB91e2yl37Bifbqn9S4EKe1fTS8lYltHEIgzcl8dBMma7_7jpNPaLZgt_ypRLVls&timeline_context_item_type=intro_card_work&timeline_context_item_source=1552513542&fref=tag
Studentët nuk pranojnë të largohen nga ministria e Arsimit pa marrë zgjidhje të menjëhershme për kërkesat e tyre.
Gjatë paradites në një moment pati dhe tension pasi disa studentë kërkuan që protesta të zhvendoset drejt kryeministrisë, por studentët e tjerë nuk pranojnë pasi deklarojnë se protesta e tyre ka qëllim vetëm plotësimin e kërkesave nga ana e ministrsë së Arismit.
” Ne nuk do të largohemi as tek kryeministria. Ne jemi studentë. Të tjerët që kanë arsye të ikin në kryeministri nuk do ia dalin të na përçajnë. Ata janë pjesë e forumeve politike. Do protestojmë këtu! Ne jemi studentë, të tjerët që kanë arsye të ikin në kryeministri nuk do ia dalin të na përçajnë” thanë studentët me megafon duke bërë thirrje për të mos u përçarë”Është plotësuar vetëm një kërkesë. Duhet me patjetër të hiqen tarifat pasi janë të papërballueshme”.