Në nder të ish-Presidentit amerikan George H.W Bush, institucioni i Presidencës në Shqipëri ka ulur flamurin në gjysmështizë.
“Në nderim e mirënjohje të veprës së vyer të Presidentit të 41 të SHBA-ve, George H.Ë Bush ndaj ndryshimeve të para demokratike në Shqipëri e qëndrimit të tij të palëkundur për liritë e të drejtat e shqiptarëve, veçanërisht në Kosovë, në vlerësim e respekt të thellë ndaj betejës së tij të palodhur për lirinë dhe shembjen e Murit të Berlinit, Flamuri Kombëtar në Institucionin e Presidencës është ulur sot në gjysëmshtizë”, ka shkruar Meta në një njoftim në Faceboook.