Në fjalën e tij para arkëmortit të Mit’hat Frashërit, kryeministri Edi Rama tha:
“… ndërkohë që përcjellim në banesën e fundit një figurë shumë dimensionale të historisë së Shqipërisë, që ishte po, edhe udhëheqës i Ballit Kombëtar, – bën mirë të ulë kokën dhe të kujtohet se çfarë faji të pashlyeshëm ndaj atdheut bën shumë ndjekës të asaj organizate që jo vetëm u rreshtuan në krah të armiqve gjakatarë të popullit, por u rreshtuan edhe kundër vetë Mit’hat Frashërit, i cili komitetit “Shqipëria e lirë” i shkruante shprehimisht: “Nuk mund të kemi në mesin tonë, njerëz që kanë lyer duart me gjak, duke bashkëpunuar me pushtuesit”.
Mjaft kemi arsyetuar dhe gjykuar në mungesë. Këtu janë eshtrat e një burri të gjykuar e të dënuar në mungesë. Jo nga një gjykatë, por nga gjyqi i pafundëm rraskapitës i historisë së shkruar nga fitimtarët për të poshtëruar të mundurit.