Disa të huaj kryejnë transaksione nga kompani pa aktivitet
Së paku dy zviceranë dhe një Italian janë të dyshuar se kryejnë transfera të dyshimta nga Shqipëria drejt vendve të tjera. Ky fakt është theksuar në një raport që Drejtoria e Pastrimit të Parave ka bërë për Prokurorinë dhe Policinë vetëm pak ditë më parë. Sipas raportit transfertat kryhen nga llogari të kompanive që nuk kryejnë ndonjë aktivitet. Emrat e këtyre kompanive janë identifikuar dhe u janë dhënë organeve kopetente për hetime të mëtejshme.