Një shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije është arrestuar nga policia italiane pasi gjatë kontrolleve i është gjetur një sasi kokaine si dhe 8 mijë euro Cash.
Siç raportojnë mediat lokale, shqiptari shiste kokainë me një makinë të tipit “Fiat” në rrugët e Stezzanos. Ndalimi i shqiptarit u bë nga autoritetet në sajë të operacioneve të cilat kishin për qëllim goditjen e personave të rrezikshëm për sigurinë publike dhe trafikantëve të drogës.