Shqipëria është shteti që ka papunësinë më të ulët në rajon. Kjo ka qenë deklarata që ka bërë ministri i Financave, Arben Ahmetaj gjatë seancës parlamentare.
Sipas Ahmetajt, Shqipëria ka gjithashtu papunësinë më të ulët në rajon edhe tek të rinjtë.
“Jemi vendi që kemi papunësinë më të ulët për të rinjtë në rajon. Jemi vendi që kemi papunësinë më të ulët në rajon”, u shpreh Ahmetaj në foltore.