Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se ish kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruesvki ka hyrë në Hungari nga Serbia, nëpërmjet kalimit kufitar Horgosh.
Sipas Vuçiç, në kohën kur Gruevski ka lëvizur nëpër Serbi dhe ka kaluar kufirin, nuk ka pasur flet-arrest ndërkombëtar.
Gruevski u arratis nga Maqedonia në datën 11 nëntor, duke kaluar nëpërmjet Shqipërisë dhe më pas shkoi në Budapest, ku edhe ka bërë kërkesë për azil politik.