Muka pas dorëheqjes: Në Ministrinë Arsimit nuk ka ujë, zyra ishte bosh – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Muka pas dorëheqjes: Në Ministrinë Arsimit nuk ka ujë, zyra ishte bosh

15:23 | 16/11/2018
në Shqiperi
0

Taulant Muka i cili dha dorëheqjen nga posti i zv/ministrit të Arsimit 15 ditë pasi mori këtë detyre ishte i ftuar në studion e Ora News, ku shpjegoi disa nga arsyet e dorëheqjes.

Me gazetaren Beti Njuma, ai tha se problematikat në këtë institucion ishin nga më të shumtat, duke filluar me mungesën e dokumentacioneve në zyrë, deri tek mungesa e ujit të pijshëm apo letrave higjienike.

Taulant Muka: Taulanti kur ka vajtur në punë ka gjetur një zyrë bosh në aspektin e dokumentave. Unë mbaj mend kryeministrin e vendit dhe zotin Braçe që thoshte që zyrat ishin bastisur. Unë kisha karrigen dhe tavolinat, por nuk kisha përmbajtjen brenda. Ka qenë një zyrë bosh dhe pulti i televizorit ishte marrë dhe letra higjienike ishte marrë. Aty kuptova që unë nuk po ndihesha në shtëpinë time dhe pse aty informacioni nuk ishte, sepse pavarësisht kush vjen zv/ministër dokumenacioni duhet të qëndrojë.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Nuk ka një protokoll, zv/ministri nuk është një person kushdo. Ai ka një detyrë të rëndësishme.

Unë nuk jam mësuar me këtë model dhe vij nga një kulturë tjetër. Ka një mungesë menaxheriale.

Në ministrinë e Arsimit nuk ka ujë të pish dhe kafet kushdo që do më vinte në zyrë do ti blija unë me rrogën time.

Zv/ministri aty ka pak a shumë vetëm aspektin e fjalës, sepse unë dhe një letër të thjeshtë nuk mund ta nxirrja jashtë pa miratimin e sekretarit të përgjithshëm dhe ministres.

Unë i kam kërkuar takim kryeministrit Rama përpara se të bënte emërimin, në mënyrë që të qartësonim se çfarë ishte roli i zv/ministrit të arsimit. Unë vij nga një kulturë tjetër dhe zv/ministri në disa vende ka portofol. Këtu nuk e dija. Në momentin që mu komunikua i kam kërkuar takim dhe një takim i tillë nuk u bë për tu qartësuar. Unë e mora atë pozicion me dëshirën e madhe për të bërë një punë. Pashë që në atë institucion dhe sot ishte vendimtare që unë nuk mund të veproja për ato gjëra që doja.

Beti Njuma: Çfarë hapash konkrete morët në këto 15 ditë?

Taulant Muka: Unë kam bërë një letër që i është drejtuar rektorit të Universitetit të Tiranës dhe dekanit të Fakultetit të Ekonomikut për të verifikuar ato raste plagjaturë që unë kisha përmendur. Këtë ja kam çuar sekretarit të përgjithshëm të ministrisë sepse unë nuk nxirrja asgjë pa firmë dhe normalisht duhet të konsultohesha me pjesën e brendshme të institucionit. Sot kam pasur një takim dhe në këtë takim këshilla ishte që mos të merresha me raste të vecanta dhe unë nuk mund të merresha më shumë se aq.

Beti Njuma: E dinit që ishit i vetëm në llogoren ku u vendosët?

Taulant Muka: Nuk e dija. Unë besoj se përvec njerëzve të thjeshtë të ministrisë, nuk kisha mbështetje. Nuk e di si funksionin në institucionet e tjera, por aty është gjithçka e centralizuar ku firmë ka vetëm sekretari i përgjithshëm dhe ministrja dhe nuk ka pavarësi institucionale as të zv/ministrit, por as të punonjësve të tjerë. Në botë edhe pastruesja është institucion. Unë nuk kisha të drejtë të protokolloja një material. Madje  kur vajta të protokolloja dorëheqjen time protokolli nguronte të pranonte dorëheqjen.

Nuk pajtohesha me ministren Nikolla

Taulant Muka: Unë me ministren pata një takim të hënën. Kishim koncepte krejt të ndryshme që unë nuk mund të pajtohesha. Unë aty e bëra ndarjen time me zonjën Nikolla dhe ja kam përcjellë të gjitha shqetësimet e mia kryeministrit. I kam kërkuar një takim sa më urgjent dhe ishte parashikuar javën e ardhshëm, por duke pasur situatën që Taulanti në atë ministri, unë nuk kam informacion mbi të drejtat e mia, sepse unë nuk jam njohës i ligjit. Unë jam aty si zv/ministër është një institucion politik dhe organizativ. Drejtori juridik apo kushdo tjetër duhet të më përcjellë informacionin kush janë detyrat. Unë këto nuk i kisha. Duke mos i pasur besim njerëzve përreth unë nuk isha i sigurt për veprimtarinë time brenda ministrisë dhe thashë më mirë të dorëhiqem të jem i pastër me veten time.

Etiketa: Beti NjumaMinistria e ArsimitTaulant Muka

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
“Nën një flamur”, shqiptarët e diasporës protestojnë në Tiranë

"Nën një flamur", shqiptarët e diasporës protestojnë në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com