Ëndrra të papërmbushura – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ëndrra të papërmbushura

09:50 | 15/11/2018
në Uncategorized
0

Nga Sonila Myftaraj

Ëndrrat… Ato janë të ëmbla, janë dehëse si aroma e luleve të pranverës, janë të tilla që të marrin edhe gjumin ndonjëherë ndërsa fantazon e ëndërron pafund në orët e magjishme të frymëzimit e sidomos kur yjet dhe hëna marrin pushtetin dhe mbretërojnë në qiellin madhështor. Ato janë pjesë e jetës sonë dhe pa to dhe pa procesin e ëndërrimit duket se nuk do të ishim më të njëjtë dhe jeta jonë s’do ishte më e njëjta. As mund ta imagjinoj si mund të jetosh  pa to.

Eh… Edhe unë, besoj si shumë prej jush, kisha një ëndërr që lindi magjishëm siç lind dielli i mëngjesit me rrezet e tij të arta. Një ëndërr fillesat e së cilës përkojnë me kohën e gjimnazit. Në atë kohë kur ti fillon e thur ëndrra për të ardhmen tënde ashtu si një vajzë e vogël që thur me gëzim kurorën me lule dele. Në atë kohë kur ti fillon të kompozosh “këngën” e jetës tënde. Është koha kur do kalosh nga bankat e gjimnazit ku ke marrë tashmë informacionet e përgjithshme dhe do të marrësh një drejtim në jetë. Drejtimi që unë doja të merrja nuk ishte një drejtim i rastësishëm, apo i menduar mirë, jo, ishte një shtysë e fortë e dëshirës për të përmbushur një ëndërr dhe unë vendosa që të dëgjoja zërin e ëndrrave të mia. Ishte një zë i qartë që shqiptonte fjalën gazetari, gazetari. Dhe kështu aplikova në shkollën e lartë në degën e “Gazetarisë”. Ishte e vështirë… Nga rreth 1000 veta që aplikuan do fitonin vetëm 30 veta. Konkurrenca ishte e madhe dhe e egër dhe si përfundim nuk ia dola mbanë.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Por ëndrra ime nuk u shua këtu, vitin tjetër mora guximin të aplikoja përsëri në degën e gazetarisë. Por u zhgënjeva përsëri. Çfarë duhet të bëja? Ndoshta kishte ardhur koha që të hiqja dorë nga kjo ëndërr, por kush ka dëshirë të heqë dorë nga ëndrrat? Kush ka dëshirë që të ndalojë që të fantazojë mbi diçka që i jep jetë jetës? Kush ka dëshirë t’i zërë frymën shpresës? Përballë kësaj situate më duhej të vendosja. Mendja arsyetonte e thoshte diçka, por zemra ime thoshte diçka tjetër. Kështu u drejtova edhe me tepër forcë tek Ai, krijuesi im dhe krijuesi i ëndrrave të mia gjithashtu. Është gdhendur në kujtesën time një ditë kur edhe njëherë u përula para Zotit dhe në lutje erdha para tij me vargjet e Psalmit 37:3-5 dhe i hapa zemrën e qava para Tij ndërsa citoja: “Gjej kënaqësinë tënde në Zotin dhe Zoti do të plotësojë dëshirat e zemrës tënde.” Dhe duke perifrazuar këtë varg i thosha: Zot ti e ke parë që unë kam gjetur kënaqësinë time në Ty atëherë kur do gjejnë përmbushje ëndrrat e mia?

Dhe atëherë kur ndoshta nga shumë nuk pritej fare unë fitova mundësinë për të vazhduar shkollën e lartë në degën e gazetarisë. Ia dola! Pas shumë përpjekjesh më së fundi ëndrra ime mori trajtë. Buzëqeshja rilindi në buzët e sytë e mi. Zoti më bekoi e plotësoi dëshirën e zemrës sime. Por as kësaj radhe të tretë s’ishte e lehtë shumë gjëra ndodhën. Për shkak të lodhjes dhe presionit disa alternativa i rrethova gabim tek testi final e mbi të cilin s’mund të bëje korrigjime. E në daljen e rezultateve mora vesh se s’kisha fituar për një pikë, për një pikë, për një pikë… Po të kisha qenë më e vëmendshme tashmë do isha pjesë e gazetarisë. Pas disa ditësh dolën përgjigjet e Gjuhë-Letërsisë dhe unë kisha fituar, por ai pasion për gazetarinë, ajo dëshirë, ajo ëndërr e paarritshme vazhdonte të vlonte brenda meje dhe akoma s’isha dorëzuar. E imagjinoni?! Kështu fillova studimet për Gjuhë-Letërsi, por akoma vazhdoja të shpresoja e interesohesha tek departamenti i gazetarisë. Derisa dëgjova që ishin bërë shtesa dhe shpresa mori hov përsëri. Gjatë  bisedës me miqtë e mi të rinj tek Gjuhë- Letërsia u ndava atë mëngjes të vitit 2004 se do të isha pjesë e gazetarisë, akoma nuk isha regjistruar, dhe një prej tyre më ngacmon dhe thotë disi me mosbesim: “ Dikush qenka çuar me ëndrra sot”. Po isha çuar atë mëngjes me dëshirën për ta prekur këtë realitet që për kaq kohë kishte qenë i paprekshëm dhe ja më së fundi ëndrra u bë realitet.

Por ky ishte vetëm fillimi i një ëndrre të bukur, e cila kishte kaluar nëpër shumë sfidash e peripecish. Pas universitetit realiteti i ashpër do e mbyste ëndrrën time… Dyert e mbyllura për shkak të mungesës së eksperiencës do përplaseshin në fytyrën time. S’ishte e lehtë fare të afirmoheshe në një treg të panjohur e ku njohjet ishin gjithçka. Por pas një kohe të vështirë në jetën time në shumë drejtime Zoti e hapi një derë në Radion 7 si producente dhe drejtuese e emisionit për fëmijë, një eksperiencë e shkurtër, por e bukur në aspektin profesional. Një punë që më përmbushte e më jepte shumë kënaqësi. Por aq zgjati…

Migena, shoqja ime e universitetit me të cilën ndaja e ndajmë të njëjtën ëndërr ka kaluar në po të njëjtat ujëra. Ëndrra e saj për të punuar në media si gazetare duket që është venitur pak e nga pak e është strukur në një cep të zemrës së saj. Ajo ëndërr është duke dremitur nga lodhja pas përpjekjeve të vazhdueshme të saj për të çarë në mes të konkurrencës së fortë e për t’ia dalë qëllimit. Në bisedat tona në kafe mbi këtë ëndërr shpesh më ka ndarë: “Eh shoqe i ëndërroja gjërat shumë ndryshe”. Ajo është një nënë e një fëmije 5-vjeçar “e mbyllur” brenda 4 mureve të bardha, të cilët shpesh i marrin frymën e paralizojnë frymëzimin.

Arta ka qenë një tjetër ish–kolegia ime gjatë universitetit, e cila pas disa vjetësh mbaroi dhe masterin në degën “ Komunikim ndërkulturor”. Tani e vetmja mundësi punësimi që i ofrohet është call center ku edhe punon aktualisht. Një punë që s’e përmbush, por e streson dhe e lodh shumë. Por ky është realiteti, të cilin ajo do ta luftojë duke bërë një doktoraturë. Po sa e sa vajza që kanë mbaruar një shkollë të lartë, ndoshta dhe dy apo edhe një master kanë përjetuar të njëjtin realitet? Përreth meje ka shumë të tilla. Ëndrra të thyera në mes pas vitesh pune në universitet. E aq më tepër pesimizmi të kaplon kur shikon njerëz të paaftë që e gjejnë një punë të mirë, atë që për ty është akoma një ëndërr në sirtar. Apo të tjerë që paguajnë për të pasur një vend pune. Një realitet i vështirë për ta pranuar.

Tek Psalmi 27:14 thuhet: “Ki besim të madh tek Zoti, ji i fortë, ki zemër, ki besim të madh tek Zoti.” Gjithashtu tek psalmi 62:5 thuhet: “Shpirti im, gjej prehje vetëm tek Perëndia, sepse shpresa ime vjen nga ai.” Bibla po na thotë prisni në Zotin, a jeni duke pritur në Zotin? As eksperienca ime s’ka qenë e lehtë, por Zoti më ka mësuar të pres në Atë e të besoj që Ai ka më të mirën për mua. Por gjithashtu në të njëjtën kohë ta shfrytëzoj këtë kohë pritje për të investuar për të ardhmen. Duke kapur çdo mundësi që kam për t’u aftësuar në pika të tjera apo për të forcuar ato aftësi që i kam tashmë, të cilat do më ndihmojnë profesionalisht për të qenë e aftë të mbijetoj në këtë kaos, “lëmsh” ku nuk dallon dot ku është fillimi dhe fundi i atij që quhet treg pune.

Miq, gazetaria ishte e është ëndrra ime, cila është ëndrra juaj? Një ëndërr e papërmbushur, por për të cilën ia vlen që të luftosh e të vazhdosh të ëndërrosh. Eleonor Roosvelt thotë: “E ardhmja i përket atyre që besojnë në bukurinë e ëndrrave të tyre”. Unë dua të vazhdoj të besoj në ëndrrën time dhe në bukurinë e saj ndërsa vazhdoj të rritem profesionalisht ndërkohë që ndjek masterin në degën “Marrëdhëniet me publikun”.

Etiketa: endrragazetarisonila myftaraj

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Kur rritja ekonomike është aq e madhe, sa Beni mezi e përballon

Kur rritja ekonomike është aq e madhe, sa Beni mezi e përballon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Shqetësohet Paladino, Berat Gjimshiti lë fushën i dëmtuar –

Shqetësohet Paladino, Berat Gjimshiti lë fushën i dëmtuar –

23:10 | 13/12/2025
Endri Shabani u bë Avokat i Popullit si pjesë e një marrëveshjeje Rama-Berisha –

Endri Shabani u bë Avokat i Popullit si pjesë e një marrëveshjeje Rama-Berisha –

23:02 | 13/12/2025
5 fitore radhazi në ‘Camp Nou’ për Barcelonën, dygolëshi i Raphinha-s ‘gjunjëzon’ Osasuna-n –

5 fitore radhazi në ‘Camp Nou’ për Barcelonën, dygolëshi i Raphinha-s ‘gjunjëzon’ Osasuna-n –

22:30 | 13/12/2025
Aksident i rëndë në Tiranë/ Makina përplaset me motorin, një i vdekur dhe një e plagosur –

Aksident i rëndë në Tiranë/ Makina përplaset me motorin, një i vdekur dhe një e plagosur –

22:04 | 13/12/2025
Barazim mes polemikash në ‘Niko Dovana’, Teuta ndan pikët me Tiranën –

Barazim mes polemikash në ‘Niko Dovana’, Teuta ndan pikët me Tiranën –

21:52 | 13/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Shqetësohet Paladino, Berat Gjimshiti lë fushën i dëmtuar –
  • Endri Shabani u bë Avokat i Popullit si pjesë e një marrëveshjeje Rama-Berisha –
  • 5 fitore radhazi në ‘Camp Nou’ për Barcelonën, dygolëshi i Raphinha-s ‘gjunjëzon’ Osasuna-n –
  • Aksident i rëndë në Tiranë/ Makina përplaset me motorin, një i vdekur dhe një e plagosur –
  • Barazim mes polemikash në ‘Niko Dovana’, Teuta ndan pikët me Tiranën –
  • “Hysen Kadiu iku në Amerikë gjatë fushatës”, Berisha përplaset me Salianjin: Po gënjen –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Shqetësohet Paladino, Berat Gjimshiti lë fushën i dëmtuar –
  • Endri Shabani u bë Avokat i Popullit si pjesë e një marrëveshjeje Rama-Berisha –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com