Pse po i paguajmë kaq shtrenjtë koncesionet? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pse po i paguajmë kaq shtrenjtë koncesionet?

17:30 | 20/11/2018
në Uncategorized
0

Nga Klodian Tomorri

Veçanërisht në dy vitet e fundit qeveria shqiptare flirtoi rëndë me kontratat e Partneritetit Publik-Privat duke koncesionuar në seri një sërë veprash dhe shërbimesh publike tek privatët. Sipas të dhënave të publikuara nga vetë Ministria e Financave, angazhimet që buxheti ka marrë nga PPP-të e miratuara deri më tani kanë arritur në 253 miliardë lekë ose rreth 2 miliardë euro. Këto para duhet të shlyhen brenda 13 viteve të ardhshme dhe tani që kontratat janë nënshkruar vjen momenti i shpagimit; buxhetit i duhet të bëjë llogaritë me faturën.

Për të financuar faturën 2 miliardë euro të koncesioneve në 13 vitet e ardhshme, qeveria ka dy rrugë; ose të rrisë taksat me 200 euro në vit për çdo familje ose të shkurtojë shpenzimet publike me rreth 150 milionë euro në vit duke i hequr këto para nga shëndetësia, arsimi apo shërbimet e tjera publike. Pra nga një këndvështrim, koncesionet nuk janë asgje tjetër përvecse konsum i së ardhmes. Por a është kjo mënyra më e mirë për të financuar investimet apo shërbimet publike? Përvoja e vendeve të tjera ka treguar që jo.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Dobësia kryesore e PPP-ve është kostoja e lartë që ato u ngarkojnë taksapaguesve. Në shumicën dërrmuese të rasteve, PPP-të janë mënyra më e shtrenjtë për të financuar një vepër ose shërbim publik dhe diferencat me mënyrën klasike të prokurimit, atë të tenderit janë stratosferike deri në dyfish. Kjo është një kosto shtesë, e cila buron nga disa zëra.
Së pari janë kostot e kapitalit. Kur një rrugë ndërtohet me PPP, koncesionari privat merr hua në bankë dhe përvec kostos së ndërtimit të rrugës, i ngarkon qeverisë edhe koston e interesave. Por për shkak se kompanitë private kanë risk më të madh, interesat me të cilat bankat u japin borxh atyre janë shumë më të larta se sa ato me të cilat kreditojnë qeverinë.

Një vitin 2015, një raport i Zyrës Britanike të Auditimit konstatoi se norma efektive e interesit në kontratat e Partneritetit Publik Privat ishte mesatarisht 7-8 për qind nga 3-4 për qind që ishte huamarrja e qeverisë. Me fjalë të tjera kosto e financimit të një vepre me Partner-Privat është dy herë më e lartë se sa financimi i drejtëpërdrejtë më huamarrje publike.

Ndryshime të vogla në koston e kapitalit kanë impakte të jashtëzakonshme në vlerën finale të një investimi. Për krahasim, në rrugën Orikum-Dukat, kostoja totale e interesit për periudhën 13 vjeçare është 20 milionë euro. Nëse ky projekt do të financohej me huamarrje publike atëherë kosto e interesit që do të paguhej nga qytetarët do të ishte do ishte më pak se 12 milionë euro.

Së dyti, veç kostos së kapitalit, arsyeja e dytë se pse PPP-të janë më të shtrenjta nga projektet e financuara me mënyrën tradicionale është kostoja e ndërtimit. Një analizë empirike që krahasoi çmimet e ndërtimit të 277 rrugëve në Europë gjeti se vlera e tenderuar e ndërtimit për segmentet me PPP ishte mesatarisht deri në 24 për qind më e lartë se sa vlera e tenderuar e projekteve me tender publik, duke mbajtur të gjithë faktorët e tjerë të pandryshuar.

Së treti, kontratat me Partneritet Publike Privat kanë dhe një tjetër kosto shtesë, që është norma e kthimit. Kompanitë private që marrin një koncesion kanë vetëm një qëllim, të realizojnë fitim. Sipas Zyrës Kombëtare të Auditimit në Britani, normat e kthimit për investitorin privat varion nga 12 deri në 15 për qind e vlerës se projektit. Ky fitim do të financohet nga taksapaguesit duke rritur koston totale të projektit.

Në fund, vec kostove direkte më të larta, kontratat e Partneritetit Publik-Privat kanë dhe kosto të fshehura. Këto kosto materializohen në formën e detyrimeve kontigjente, kostove të transaksionit për përgatitjen e konçesionit dhe ato që burojnë nga mungesa e konkurrencës. Këto janë vetëm disa nga arsyet kryesore se pse qytetarët shqiptarë do të paguajnë për 5 akset që do të ndërtohen dhe mirëmbahen me konçesion të paktën 300 milionë euro më shumë nga sa do të paguanin nëse këto akse do të ndërtoheshin drejtëpërdrejtë nga qeveria.

Fatura e konçesioneve është e shtrenjtë, ndërsa risqet që ato sjellin për financat publike janë të mëdha. Nga këndvështrimi kontabël, kontratat e PPP-ve janë një mekanizëm që zhvendos barrën financiare ose defiçitet dhe borxhin në të ardhmen. Edhe pse detyrimi për arkën publike ka lindur që në momentin kur nënshkruhet kontrata e konçesionit, shpenzimet në librat e qeverisë shfaqen vetëm atëherë kur buxheti nis të kryejë pagesat për llogari të konçesionarit privat.

De facto ky është një operacion i fshehjes së borxhit publik, i cili minon disiplinën fiskale duke inkurajuar riskmarrjen dhe shthurjen e financave publike. Prova për këtë është e thjeshtë. Nëse koncesionet do të regjistroheshin si detyrim i qeverisë, ashtu sic janë në të vërtetë, sot borxhi publik i Shqipërisë nuk do të ishte 71 për qind, por plot 90 për qind e Prodhimit Kombëtar.

Etiketa: Klodian Tomorrikonçesion

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Humbi toruan ndaj Juves, Disiplina merr vendimin për Higuain

Humbi toruan ndaj Juves, Disiplina merr vendimin për Higuain

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com