Shqiptari hyn për të grabitur, por rrëzohet nga kati i tretë i banesës. Ngjarja ka ndodhur në Fogazzaro në komunën Loano të Italisë, teksa 23-vjeçari shqiptar me inicialet R.M ka hyrë në një banesë për të grabitur së bashku me një shqiptar tjetër.
Dy hajdutët janë ngjitur ne katin e tretë të banesës përmes tubit të shkarkimit të ujërave. Pasi janë futur brenda, dy shqiptarët kanë nisur të kërkojnë për para, por në këtë moment vjen pronari i shtëpisë.
Shqiptari tjetër ende i paidentifikuar ka arritur të largohet. Ndërkohë i riu që u rrëzua ka pësuar dëmtime të shumta dhe është dërguar në spital nga anëtarët e Kryqit të Kuq.