Vangjeli tregon pse Meta s’e dekretoi Lleshin: Një ushtarak aktiv s’mund të jetë ministër i Brendshëm – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vangjeli tregon pse Meta s’e dekretoi Lleshin: Një ushtarak aktiv s’mund të jetë ministër i Brendshëm

12:50 | 10/11/2018
në Shqiperi
0

Analisti Lorenc Vangjeli ka folur në emisionin “Java” në “RTSH” për arsyet që mund të kenë çuar Presidentin Ilir Meta në mosdekretimin e Sandër Lleshit si Minsitër i Brendshëm.

Vangjeli thotë se një ndër arsyet më të forta që Meta ka vepruar në këtë mënyrë, është se Lleshi është një ushtarak aktiv, dhe emërimi në postin e Ministrit ia ndalon kushtetuta.

“Një vendim gjyqësor i Gjykatës Administrative të Apelit, të datës 7 dhjetor 2017, urdhëron shfuqizimin e dekretit të majit 2013 të ish-presidentit Nishani dhe të urdhrit po të majit 2013 të ish-ministrit të mbrojtjes Imami që kanë liruar dhe nxjerrë në rezervë ish-zëvendësshefin e shtabit të përgjithshëm, gjeneralin e brigadës Sandër Lleshi.

Read more

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Gjykata ka vendosur rikthimin e tij në forcat e armatosura në detyrën e vjetër ose në një detyrë tjetër në përputhje me gradën që ai mban.

Zoti Lleshi ka marrë pagat, siç konfirmon vetë kryeministri.

Ai nuk ka kërkuar të rikthehet në ushtri, por ka zgjedhur të jetë këshilltar i zotit Rama.

Me vendim gjykate, pra, Lleshaj mund të veshë uniformën e gjeneralit dhe kjo është me të gjitha gjasat arsyeja formale se pse Meta e ka konsideruar të papajtueshëm atë me detyrën e ministrit të Brendshëm.

Një ushtarak aktiv nuk mund të jetë as ministër i Mbrojtjes dhe as ministër i Brendshëm.

Ky është rasti klasik i telasheve që shkaktohen në Tiranë nga mungesa e komunikimit institucional.

Nga ana tjetër, presidenti nuk mund të refuzojë propozimin e kryeministrit për një anëtar të kabinetit.

Në rastin e zotit Lleshi ai duhet të thërriste kryeministrin në takim për ta shpjeguar këtë ngërç që mund të zgjidhej me një akt formal dorëheqjeje të Lleshajt nga uniforma e tij sepse pavarësisht se nuk e ushtron aktivisht detyrën e ushtarakut, formalisht ai është ushtarak aktiv.

Çka do ta bënte edhe funksionale Ministrinë e Brendshme.

Edhe nëse një dorëheqje e tillë nuk do të ndodhte, presidenti duhej të firmoste gjithashtu, por duke shpjeguar publikisht rezervën e tij për kandidaturën e kryeministrit.

Kryeministri rifirmosi propozimin e tij sot dhe e nisi sërish në presidencë. Gjithashtu iu drejtua Gjykatës Kushtetuese që nuk ekziston, për të verifikuar kushtetutshmërinë e aktit refuzues të presidentit.

Redaksia e Java në RTSH pret pa ngut dhe gjithashtu hyn modestisht në këtë bast jo vetëm juridik mes presidentit dhe kryeministrit.

Kush do të ketë të drejtë mbas vendimit të Gjykatës Kushtetuese?

Apo mund të ketë edhe arsye të tjera, si në filmat e dikurshëm bardhë e zi…”, tha Vangjeli.

Etiketa: Ilir MetaLorenc Vangjeliminister i brendshemSandër Lleshiushtarak

Të Lidhura

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

nga 27 ok
16:24 | 28/05/2025
0

Zhvillohet ceremonia e nisjes së fazës së dytë të projektit “Në ndihmë të fëmijëve jetimë të Republikës së Shqipërisë” në...

Para
Zv/ministrja greke: Me Shqipërinë të hapim dialog për të drejtat e minoritetit

Zv/ministrja greke: Me Shqipërinë të hapim dialog për të drejtat e minoritetit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com