Jurgen Kurti vret me thikë babain e tij Artur Kurti
23 vjeçari nga Tirana Jurgen Kurti, pas një konflikti me babain e tij Artur Kurti, e ka goditur disa herë me thikë duke sjellë vdekjen e këtij të fundit. Ngjarja ndodhi në rrugën “Zef Jubani”, në afërsi të shkollës “Dëshmorët e Lirisë”, në ish Bllok. Djali është konfliktuar me babain dhe e ka goditur këtë të fundit disa herë me thikë. Policia sqaroi se 50-vjeçari është futur në shtëpi me një thikë në duar, mjet me të cilin është qëlluar për vdekje nga djali i tij. Fillimisht ai është konfliktuar me kunatin e tij (vëllain e gruas) Leonard Ristani, i cili ka ndërhyrë për të qetësuar situatën, por që ka mbetur edhe ky i plagosur.
Mësohet se Arturi ka pasur probleme me alkoolin dhe ishte në prag divorci me gruan. Gruaja e tij kishte kërkuar divorcin për shkak të problemit të tij me pijen, ndaj ai që prej muajit dhjetor ishte larguar nga shtëpia. Për tu kthyer mbrëmjen e ditës së hënë me një thikë në dorë.