Është shfaqur sërish në Itali loja e rrezikshme virtuale “balena blu”. Policia italiane e qytetit të Barit ka ndërhyrë në ndihmë të një adoleshenteje, e cila kishte arritur në nivelin e 30 ndër 50 nivelet që “blu whale” nxit lojtarët deri në vetëvrasje.
Me ndihmën e një psikologu, adoleshentja italiane ka rrëfyer gjithçka. Në celularin e saj policia ka gjetur komunikime nga chat-e të shumta e fotografi që dëshmojnë gjëndjen e rëndë psikologjike të saj.
Prindërit e adoleshentes nuk ishin aspak në dijeni të situatës që po kalonte vajza e tyre. Ata kanë pohuar se kanë vënë re se së fundmi ajo kalonte gjithnjë e më shumë kohë në celular si dhe disa shenja prerje në krah që vajza i ka justifikuar si gërvishtje nga macja e shtëpisë.