S’ka bir k**ve ta shpëtojë Rilindjen – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

S’ka bir k**ve ta shpëtojë Rilindjen

17:10 | 28/10/2018
në Shqiperi
0

Nga Gentian Gaba

Prej kohësh qeverisja e “Rilindjes” po “prodhon më shumë histori sesa mund të konsumojë”; shumëkush e pagëzon këtë fazë si “sëmundja e mandatit të dytë”, por në fakt nuk është gjë tjetër veçse përndjekja që ajo ka nga “mëkati origjinal”.

Sipas traditës së krishterë, “mëkati origjinal” është metafora e përdorur për të shpjeguar natyrën mëkatare me të cilën lind njeriu; pasojë e nënshtrimit të Adamit dhe Evës ndaj dhuratës së Satanit. Ndërsa në metaforën e “Rilindjes”, mëkati origjinal është aleanca që ajo kreu me krimin në zanafillën e ardhjes në pushtet në vitin 2013.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Natyra e këtij faji e bëri atë të korruptuar qysh në gjenezë, pra të kushtëzuar dhe të limituar nga mekanizmi shkak-pasojë që ndërveprimi me botën e krimit krijon për ata që zgjidhen për të drejtuar institucionet e Shtetit. Si pasojë e mëkatit e cedojnë autoritetin kundrejt atyre që Shtetin, ose Leviathanin, e kanë armikun par exellence.

E nëse dikur këto fjalë tingëllonin si deklarata për shtyp të dala nga zyra e Partisë Demokratike, këtë javë morën mbi to vulën e njomë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Ish-deputetët, Ndoka dhe Çuko, që rezultojnë të implikuar në afera korruptive me klane kriminale janë sot në burg; familjarë politikanësh të përfshirë në blerjen e votave në zgjedhjet e vitit 2017 në favor të Partisë Socialiste janë po ashtu në burg; kryebashkiaku i qytetetit të dytë më të madh në vend, dhe bash drejtuesi politik i qarkut të Durrësit, ka rënë në rrjetën e përgjimeve të grupeve kriminale që gjatë fushatës elektorale vepronin si stafi elektoral i Vangjush Dakos. Me një logjikë të thjeshtë, dhe një deduksion edhe më të thjeshtë, të mbështetur në majën e ajsbergut të përgjimeve të publikuara, kuptohet se më e keqja duhet ende të vijë për Rilindjen.

Kjo u kuptua sot, kur në vend të dorëheqjes të Dakos, moralisht i rënë, u njohëm me atë të Fatmir Xhafës. Një akt aspak i pritur, që erdhi në momentin e vetëm në të cilin “forca e ligjit”, bashkë me kriminelët, rrezikon të marrë përpara edhe drejtues të lartë të Partisë Socialiste. Hipotezat e tjera mbi arsyet e largimit të Xhafës, edhe ato që burojnë nga oborri i mazhorancës, nuk janë gjë tjetër veçse një tentativë për të treguar gjurmët, ndërkohë që ujku ndodhet përballë gjithë opinionit publik.

Tashmë rrokopuja e Rilindjes ka nisur, dhe asnjë nga përfaqësuesit e saj, me himnin luftarak dhe harbut “s’ka bir k**ve që…”, nuk mund ta shpëtojë.

Nuk mund ta shpëtojë as ministri i sapo zgjedhur Sandër Lleshi. Me një karrierë tërësisht dedikuar Forcave të Armatosura, ku si post më lartë ka pasur atë të numrit dy të Ushtrisë, ka marrë përsipër të drejtojë, pa asnjë eksperiencë politike, dikasterin më të rëndësishëm të një vendi në tranzicion. Me figurën e këtij ish-ushtarakut Rama kërkon të shesë te shqiptarët, dhe sidomos te ndërkombëtarët, imazhin e një ministri të “fortë”; por që fatkeqësisht rrezikon të kthehet në një avatar të Kryeministrit, si pasojë e profilit të munguar politik.

Paradoksalisht, në apogjeun e pushteti të tij politik, Kryeministër dhe Ministër i Brendshëm në të njëjtën kohë, Rama është edhe njëherë peng i “mëkatit origjina”; edhe një herë në menaxhimin e një krize për të shpëtuar pushtetin e tij personal; edhe njëherë i paaftë për të qeverisur vendin.

Lidhjet e dokumentuara me krimin nga segmente të pushtetit të tij, qëndrojnë mbi të si shpata e Demokleut. Sigurisht jo sepse i dhimbsen bashkëpunëtorët që ranë në rrejtën e përgjimeve, apo ata që do të bien në ditët në vijim nën hyqmin e drejtësisë; por sepse rrezikon të bie bashkë me ata që e sollën në pushtet. Shprehja e lashtë romake thotë “simul stabunt vel simul cadent” (bashkë qëndrojnë, bashkë bien).

Rënia, që po merr edhe trajtat e një valleje marramendëse brenda Rilindjes, është vetëm çështje kohe. Numërimi mbrapsht ka nisur.

Bonne chance Edi!

/politiko/

Etiketa: apogjeuBonne chanceGentian GabaRilindja

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
A do shfaqet Tom Kuka në Panairin e librit? (film)

A do shfaqet Tom Kuka në Panairin e librit? (film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Armiku i vërtetë është Izraeli, shpëtoni vendin tuaj –

Armiku i vërtetë është Izraeli, shpëtoni vendin tuaj –

15:31 | 06/06/2026
Nga Koronavirusi te Lija e Majmunit dhe Ebola, OBSH identifikon pandemitë që mund të kërcënojnë Europën –

Nga Koronavirusi te Lija e Majmunit dhe Ebola, OBSH identifikon pandemitë që mund të kërcënojnë Europën –

15:05 | 06/06/2026
Dyshohet se vrau me thikë mamanë! Arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin, procedohet mjekja (Emrat) –

Dyshohet se vrau me thikë mamanë! Arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin, procedohet mjekja (Emrat) –

13:43 | 06/06/2026
Kam pritshmëri të lartë, po vjen ndryshimi –

Kam pritshmëri të lartë, po vjen ndryshimi –

13:37 | 06/06/2026
Sa do shiten nafta dhe benzina? Bordi nxjerr çmimet e reja –

Bordi ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina –

13:35 | 06/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Armiku i vërtetë është Izraeli, shpëtoni vendin tuaj –
  • Nga Koronavirusi te Lija e Majmunit dhe Ebola, OBSH identifikon pandemitë që mund të kërcënojnë Europën –
  • Dyshohet se vrau me thikë mamanë! Arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin, procedohet mjekja (Emrat) –
  • Kam pritshmëri të lartë, po vjen ndryshimi –
  • Bordi ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina –
  • Ky uragan nuk ndalet pa realizuar qëllimet! Rama të largohet menjëherë dhe të dëgjojë zërin e qytetarëve –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Armiku i vërtetë është Izraeli, shpëtoni vendin tuaj –
  • Nga Koronavirusi te Lija e Majmunit dhe Ebola, OBSH identifikon pandemitë që mund të kërcënojnë Europën –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com