“Gurët e vetmisë”/ Autori misterioz Tom Kuka, një roman për masakrën e Çamërisë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Gurët e vetmisë”/ Autori misterioz Tom Kuka, një roman për masakrën e Çamërisë

13:11 | 27/10/2018
në Gossip, Shqiperi
0

Nga Fatmira Nikolli

Një e folme çame, mes shqipes më të hershme se e ditëve tona e prapë shqipe e ëmbël, të zë pritë që në faqen e parë të romanit. Aty gjenden papui e myhezini, aty është nënë Zisja që i ka shkuar jeta dëm, aty janë kujtimet për Avdylin që doli nga shtëpia i veshur dhëndër e u kthye në qivur, aty është Paramithia dhe një takim ku burrat priten në besë, edhe pse një ditë qenë ulur, patën pirë e kënduar, duke u mburrur se kush e kërcente më mirë Osman Takën.
Aty janë legjendat, por është edhe historia që na kërkojnë ta harrojmë për hir të integrimit e fqinjësisë së mirë, është gjaku i patharë dhe një fushë e madhe ku prehen të ikurit, ndanë lumit prej ku u dëgjohen ende zërat. Ky është një roman për dashurinë, për luftën, për lirinë, për familjen, për shpirtrat e humbur e të mbetur në mesrruge, për të tradhtuarit që u sakrifikuan në emër të kujt, në fakt? Aty është e shkuara jonë, e gjyshërve që na e kanë treguar si përrallë, na e vunë në nënkresë në vend të princërve e princeshave, sepse ne patëm vetëm një mbretëri, atë të luftës dhe s’patëm kohë të mësojmë për dashurinë. Është rrëfimi i një dhimbjeje ku ndërthuren dy kohë, është një ankth që përçohet, në netët e vona ku fletë pas flete, kalon jetën e nënë Zises.

“Gurët e vetmisë”, është romani i dytë i autorit që shkruan me pseudonimin Tom Kuka. Romani i tij i parë, “Hide mbi kalldrëm”, u botua në nëntor 2016, po nga Botime Pegi.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Ngjarjet vendosen në një vend diku mes kufijsh dhe mandej shfaqen një grusht njerëzish që përpiqen të ndërtojnë jetën dhe të ardhmen e tyre, aty ku kanë pasur rrënjët e të parëve, nën hijen e së shkuarës, duke u ruajtur nga pabesia e armikut. Shënimi i botuesit vëren se e shkuara, e sotmja dhe e ardhmja gërshetohen dhe rrjedhin lirshëm nga njëra te tjetra si të ishin enë komunikuese, retrospektiva dhe kujtimet herë pas here bëhen njësh, dhe vetë personazhet gjenden në një kohë të pakohë. Por, boshti i romanit përsillet rreth masakrës së Paramithisë, ku 72 burra, bujarë të dyerve më të mëdha çame u thirrën nga mitropoliti grek me pretekstin për të vendosur paqen mes palëve, por u prenë në besë dhe u vranë të gjithë në përroin e Selanit. “Atje do të na presin në besë. Plot 72 burra. Besuam te dega e ullirit dhe zërat e butë, por do na e ngulin thikën pas shpine. Do i lëmë shtëpitë pa tra e gratë me kërthi në bark. Duan që të shkulemi, por ne nuk kemi si dëgjojmë nga ai vesh, prandaj do na therrin si bagëti. Ne shkuam që të piqeshim në Paramithi e të gjenim fjalën, por nuk donin as ta lëshonim fjalën, se na e prenë gurmazin me brisk. Kjo do të ndodhë, kur bari yt të jetë lartuar sa një bojë njeriu, por fara jote do të lulëzojë, kur të puqet me farën time.”, -shkruan autori në vepër.

Shpirtrat e tyre, të ngecur mes dy botësh, nuk gjejnë paqe dhe përsillen mbi një barkë në lumë, si Karonti që shpinte të vdekurit në Had. Avduli fantazmë kërkon të paralajmërojë jo vetëm të birin, në të ardhmen, por edhe Resmiun, në të shkuarën për mynxyrën e madhe që po gatitet.

Oguret e zeza që përshkojnë kohërat duan t’i nxitin njerëzit të lënë laçkë e plaçkë e të ikin, të shpëtojnë kokën. Armiku kërkon jo vetëm kamjen e tyre, por të ndërrojnë gjuhë e emër, të asimilohen krejtësisht, derisa t’u shuhet fara. Shënimi i shtëpisë botuese vë në dukje se autori përçon jetën e përditshme të fshatit, të ndarë vetëm teorikisht mes kaurësh dhe muhamedanësh, shoqëruar gjithnjë me nota humori, të shkaktuara hera-herës nga frika e së resë dhe padituria si në rastin e biçikletës; ka sjellë dhembjen e dashurisë që lëshon shigjeta reale sa ta bën trupin gjak, erosin që ta humbet mendjen deri në delire. Kjo është një përrallë nga e kaluara, me djem gjaknxehtë e vajza lozonjare, me valle ndjellëse e shtjella kumtesh, që nxijnë lulet e lotojnë gjak. Këtu nuk ka prijës të shquar e fjalëmëdhenj, por ka vetëm njerëz shpirtmirë: qejflinj, sedërlinj e besëplotë, që ngulmojnë për paqe. Historia e tyre plekset me mite e legjenda, të cilat jo vetëm janë pjesë e një përditshmërie të shtruar e të thjeshtë, por janë pjesë e thelbit të këtij populli të vogël e të harruar. Këta njerëz me rrënjë të thella, të ndërthurura në gëzime e hidhërime të moçme, jetojnë të zhytur në një fatalizëm që është njëherazi shpëtimtari dhe përndjekësi i tyre më i ashpër.

Romani nuk ka stërhollime, gjykime e as leksione, por vetëm kujtime dhe mall. Kjo është një rrëfenjë epike për atë që ka ndodhur vërtet një shekull më parë në tokat shqiptare. E, megjithatë, kjo mund të ishte historia e shumë të tjerëve, e çdo kombi të nëpërkëmbur, të tradhtuar e të braktisur. Ngjarjet që rrëfehen këtu kanë ndodhur dje, por mund të ndodhin edhe sot.

http://www.gsh.al/2018/10/25/guret-e-vetmise-autori-misterioz-tom-kuka-nje-roman-per-masakren-e-camerise/

Etiketa: “Gurët e Vetmisë”Autori misteriozFatmira NikolliMasakra e ÇameriseromanTom Kuka

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Babai i Stresit: Armën ia futën në dollap, vajza ishte një fanse që ka dashur të bëjë foto me tim bir

Babai i Stresit: Armën ia futën në dollap, vajza ishte një fanse që ka dashur të bëjë foto me tim bir

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com