“Gurët e vetmisë”, dëshmi rrëqethëse me trëndafila dhe manxuranë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Gurët e vetmisë”, dëshmi rrëqethëse me trëndafila dhe manxuranë

19:45 | 25/10/2018
në Gossip, Shqiperi
0

Nga Xheni Shehaj
Pas suksesit me librin e tij të parë “Hide mbi kalldrëm”, Tom Kuka rikthehet me një tjetër libër të titulluar “Gurët e vetmisë”. I sjellë për lexuesit nga shtëpia botuese “Pegi”, libri është një dëshmi e gjallë e genocidit grek ndaj popullatës çame.

Një ndërthurje e suksesshme mes retrospektivës dhe kujtimeve. Jeta e personazheve shpaloset pak nga pak para lexuesit. Autori ka përdorur një ngjarje historike e njohur si “Masakra e Paramithisë”. 72 krerë, 72 burra nga dyer bujarësh çamë thirren në një takim nga mitropoliti grek. Grekët duan paqe, ata zgjasin duart për pajtim, me degët e ullirit afrojnë trimat çamë në kuvend, në përroin e Selanit, ku dhe pabesisht i vrasin.
Kjo është ngjarja që lidh gjithë subjektin e veprës, të cilën autori e pasuron edhe me episode të tjera.

Ndërfutja e elementeve folklorikë si “vallja e Osman Takës” që djemtë çamë e kërcejnë në shesh te rrapi, fustanellat e tumanet, zakonet e kësaj populate, trëndafilat e manxuranet, tregimet e moçme rrëfyer nga pleqtë, i shtojnë librit një atmosferë të këndshme e magjepsëse. Por nuk mungojnë dhe situatat humoristike, me të folurën dialektore të vendit, me përplasjet e së resë dhe së vjetrës (si ppër shembull biçikleta e Abedinit shihet me sy të keq prej nanës së tijm Zises, apo mustaqet që nuk mban djali) që e bëjnë edhe më tërheqës romanin.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

I gjithë subjekti i veprës e merr lëndën e parë nga vrasja e burrave që atë kuvend famëkeq. Shpirtrat e tyre enden në një varkë të ardhur nga mitologjia e cila lundron pa mundur t’i çojë gjëkundi. Gjaku i martirëve thërrët. Të vdekurit nuk gjejnë prehje.Avduli, një nga të vrarët, babai i Abedinit, i shfaqet herë pas herë së shoqes, të birit, fqinjëve. Ai i nxit të ikin, të lënë shtëpinë e katandinë, tokën e të ikin. Një gjëmë e madhe i pret nëse nuk ikin.
Por çamët nuk duan ta lënë vendin, rrënjët, varret. Vazhdojnë jetesën e tyre, përditshmërinë, edhe pse Avduli dhe të vdekurit e tjerë bashkë me Orëprerën i shoqërojnë për çdo çast. Kalojnë ditët, shenjat nisin e bëhen më të dukshme. Gjarprinj të shumtë dalin nëpër rrugë, në ara, në ujë, kudo. Gjeneral Kranjai kërkon takim me krerët çam. Grekët duan sërish gjak shqiptari. Muharrem Mërria, që i ka kaluar të 100 vjetët mbledh në odanë e tij burrat. Kuvendojnë për përgjigjen që i duhet dhënë gjeneralit.
– Duan të na shkulin si bar i keq. Duan të na shkulin nga rrënjët. Ky palo gjeneral kërkon të ndërrojmë emrat, por dhe të harrojmë gjuhën. Na thotë ndërrojini llagapet e bëjini si t’u themi ne.”
Çamët nuk pranojnë të ndërrojnë emrat, as gjuhën. Ata i njohin rrënjët e tyre dhe nuk pranojnë tjetërsim. Kaq duhej që grekët të tregonin fytyrën e tyre të vërtetë. Gjenerali portretizohet me probleme në organin gjenital si për të përforcuar faktin se grekët nuk kanë këllqe por punojnë vetëm me pabesi. E sërish pabesisht sulmojnë. Vrasin Muharremin dhe nisin masakrat në popullatën çame. Therin gra, fëmijë, pleq; përdhunojnë vajza e gra, vrasin burrat, djegin fshatra të tëra e sërish nuk nginjen. Abedini me gruan, fëmijën dhe bohçet me plaçka nisen me karvanin e gjatë drejt tokës amë. Nanë Zisja nuk pranon të shkojë. Ajo e ka vendin pranë Avdulit, të shoqit. Edhe në atë botë ashtu përkrah të dy, ajo i ankohet të burrit se i ka këmbë dru, ato këmbë që nuk deshën ta linin vatanin.

Marrë nga: https://www.facebook.com/ShtepiaBotuese.BotimePegi/posts/2205241309546486?__xts__%5B0%5D=68.ARDUndm45UskTqdmrcIt1n4F6PBj0Xzdn92B7juOPgplfN_8le2etuWl4hHG2GAMaqtf5dGFHFtEaYsqUvBJ-1OPWVS407oj6YBPGuw0ekHjpEksEXmo3iX1xbL4jYD4HvK6tJT8Is_093zMiRITvJ-p1ZilyMVJJuA8Wte8HhvLFBWP8SARknncaSSWxInm4w&__tn__=K-R

Etiketa: “Gurët e Vetmisë”hide mbi kalldremMasakra e Paramithisështëpia botuese “Pegi"Tom KukaXheni Shehaj

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Edi Rama i vë ruspën Teatrit Kombëtar, Pandi Majko sërish e sfidon dhe i rri përballë

Edi Rama i vë ruspën Teatrit Kombëtar, Pandi Majko sërish e sfidon dhe i rri përballë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com