Cristiano Ronaldo doli përpara mediave ditën e hënë, në konferencën për shtyp përpara ndeshjes Manchester United-Juventus.
Futbollisti i Juventusit u paraqit me një orë me diamantë që tërhoqi vëmendjen e gazetarëve. Ora e markës Jacob & Co, e gamës Caviar Torubillon ka plot 424 diamantë të bardhë dhe të kuq, të shpërndarë në të gjithë strukturën e saj. Supozohet se kjo orë kushton rreth 2 milionë euro.