Një efektiv i policisë në burgun e Fushë Krujës ka rënë në prang nën akuzën e vjedhjes. Polici Sokol Pjetërgjoka i ka vjedhur një shtetasi kosovar 800 Euro, të cilat i janë gjetur në kasafortën e burgut .
Sipas dvshrmisë kosovari e ka marrë policin me mjetin e tij dhe e çoi në vendin e punës. Kur ka zbritur, punonjësi i policisë ka marrë edhe çantën e njërit prej kosovare që ishin në makinë. Pas denoncimit të shtetasit kosovar, polici është mbajtur nën vëzhgim. Sendet e vjedhura u gjetën në kasafortën në vendin e punës së Policit.