“Capitan Morgan”, si ai pirati i famshëm i shekullit të 17-të. Ndërsa ky i tanishmi është mbrojtës i Leiçesterit, i cili e ndihmoi skuadrën në fitoren e vështirë të skuadrës së tij, 1-0 ndaj Sauthemptonit dhe që tani ndodhet 7 pikë larg Totenhemit të vendit të dytë, kur kanë mbetur për t’u luajtur edhe vetëm 6 ndeshje. Ndërsa trajneri Ranieri flet si “Sir”. Jam i shumë i gëzuar për fitoren, duke e ditur që do të ishte një ndeshje shumë e vështirë. I kemi bërë një dhuratë të bukur presidentit tonë, i cili nesër ka ditëlindjen. Tifozët këndonin “Leiçesteri kampion”? Eshtë normale që ata të argëtohen. Jemi afër kualifikimit në Champions, të tjerat janë vetëm fjalë”.
Ndërkohë, skuadra e dhelprave ka gjetur tifozë të shumtë në Angli, duke filluar nga Aleks Ferguson, ndërsa trajneri i Sauthemptonit, Ronald Kuman, bën ironi: “I uroj Leiçesterit të fitojë titullin kampion, ndërkohë që tani po ndihmohet edhe nga arbitrat, si në rastin e sotën kur na mohuan dy penallti. Megjithatë, kjo nuk do të thotë që nuk e meriton titullin”.