Nga Besnik Aliaj
Netët e fundit ajri në Tiranë po bëhet gjithnjë e më i pasuportueshëm për shkak të djegies masive të mbetjeve urbane nëpër kosha! Për këtë s’ka nevojë për fakte pasi ajri natën, sidomos në orën 24.00- 05.00 është aq i rënduar sa mund të zgjohesh nga gjumi prej aromës shpuese dhe helmeve të forta, nëse ke lënë ndonjë dritare sado pak hapur!
A është ky një akt papërgjegjshmërie nga njerëz të caktuar rastësorë, apo është një akt mafioz për të ulur kostot e menaxhimit të mbetjeve në kurriz të shëndetit publik, mbetet të verifikohet nga institucionet përkatëse një orë e më parë! Situata po rëndohet gjithnjë e më shumë!