5 burra me origjinë shqiptare, nga mosha 30-40 vjeç, janë arrestuar nga policia franceze në Annecy. Shqiptarët janë arrestuar më 3 shtator, por lajmi është bërë publik ditën e sotme.
Mediet franceze raportojnë se 5 shqiptarët ishin pjesë e një grupi trafiku droge. Ende nuk janë bërë të ditur gjeneralitetet e tyre, përveç moshës së tyre.
Jean-Philippe Charvet, shef i seksionit të anti-trafikut në Annecy, ja thënë se ky grup ka sekuestruar një sasi shumë të madhe droge në Francë.
Droga është sekuestruar në dy godina të cilat grupi i përdorte si baza, në Gaillard dhe Annemass. Në total janë sekuestruar, 4 mijë euro, 3 makina dhe 230 kilogramë përzierës droge.
230 kilogramë të përziera me heroinë, do të shiteshin në doza të ndara, me një vlerë 6.5 milionë euro, ka thënë Charvet.