Partizani ka mposhtur Kukësin me rezultatin 1-0 në kryendeshjen e javës së 8-të të Kategorisë Superiore. Goli i Esat Malës në minutën e 20-të i dha fitoren skuadrës së kuqe, e cila merr sërish komandën.
Me fitoren e sotme, kryeqytetasit u ngjitën në kuotën e 19 pikëve, ndërsa për verilindorët kjo ishte humbja e dytë radhazi dhe diferenca mes kryesuesve tashmë është 6 pikë. Në sfidën e radhës Partizani do të presë Lufëtatarin, ndërkohë që Kukësi do të jetë mysafir në Fushë-Krujë për t’u përballur me Kastriotin e vendit të fundit.
KUKËSI-PARTIZANI 0-1
Mala 20′