Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan premton hakmarrje të ashpër për shtatë ushtarët turq të vrarë nga terroristët kurdë orët e para të mëngjesit të 4 tetorit.
“Terroristët do t’i bëjmë ta paguajnë shtrenjtë. Shtatë ushtarë ranë dëshmorë sot, por a do të ndalojmë ne? Nuk do të ndalojmë. Ata morën shtatë dëshmorë nga mesi jonë, ne do të vrasim 700 terroristë nga ata. Nuk do të ndalojmë në asnjë mënyrë”, tha Erdogan, pasditen 4 tetorit në “TRT World Forum”, në Stamboll.