Nga Endri Shabani
Një vajzë 24-vjeçare vjen nga Mallakastra në Tiranë për të bërë universitetin plot me shpresa dhe ëndrra. Mbaron me sakrifica shkollën me besimin e verbër që ja sa të mbarojë shkollën do gjejë një punë në profesion dhe kështu do ndihmojë edhe familjen që e ka lënë në kushte të vështira ekonomike.
Mbaron shkollën por pune gjen vetëm në “Call Center”, ku mund të kishte hyrë edhe pa shkollë. E mbytur në këtë absurd të pashpresë merr një litar dhe var veten.
Kjo është Shqipëria që i ofrojmë sot të rinjve tanë. Atyre që kanë lindur kur Berisha ishte President, Meta kryeministër dhe Rama ministër rinie.
Kjo është Shqipëria 28 vjet pasi njerëzit shpresuan për “Një Shqipëri si gjithë Europa”.
Kjo është Shqipëria ku sot 400 mijë familje ose më shumë po aplikojnë për të ikur nga sytë këmbët. Ndërsa pjesa tjetër punon ditë e natë që të mbledhë paratë dhe t’i çojë fëmijët jashtë, që të paktën të shpëtojnë ata.
Kjo është Shqipëria ku megjithëse kemi më shumë pasuri natyrore për frymë se Italia, kemi numrin më të lartë në Europë të njerëzve që jetojnë në varfëri ekstreme. Ama kemi politikanët më të pasur në rajon.
Një Shqipëri ku kemi djem deputetësh që lëvizin me makina luksoze dhe gra ministrash që mbajnë çanta mijëra euroshe. Por kemi njerëz që vdesin në derën e spitalit, se shteti nuk ka para për ilaçe.
https://www.facebook.com/endrishabani/posts/10216974475732079