Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Berat, ku një i ri i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur.
Ngjarja ndodhi dje rreth orës 14:00, në fshatin Gajdë, Berat, ku i riu me iniciale R.D., 21 vjeç u gjetur i varur. Menjëherë familjarët e kanë transportuar në Spitalin e Lushnjes por pa shenja jete.
Grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e e plotë të ngjarjes por dyshohet se shkak i aktit ekstrem të ndërmarrë nga i riu ka qenë depresioni.