Irani ka tashmë një njësi të “policisë së moralit” që do të vëzhgojë shtetasit.
Shefi i policisë në Teheran, Hossein Sajedinia lajmëroi se 7000 oficerë policie, burra dhe gra, do të infiltrohen në publik për t’u siguruar se gratë ndjekin kodin e veshjes, si dhe për të raportuar shoferët e papërgjegjshëm e ndotjen akustike. Disa iranianë e konsiderojnë muzikën e huaj si një formë të ndotjes akustike. Policia e moralit nuk do të veshë uniforma. Oficerët do të vëzhgojnë njerëzit dhe do të mbajnë shënime për t’ia raportuar më pas policisë normale.