Ngushëllime familjes Roshi dhe të gjithë kolegëve të Radiotelevizionit Shqiptar.Dhimitër Gjoka: E pabesueshme. Është ndarë nga jeta krejt papritur kolegu ynë regjisori dhe moderatori i talentuar ROLAND ROSHI. Ngushëllime familjes dhe njerëzve të dashur të tij.
Dëfrim Methasani: Qetësinë e kësaj mbrëmje, ma prishi një telefonatë nga dhoma e lajmeve në RTSH. Një zë i mekur më tregoi që krejt papritur ka ndërruar jetë regjizori i njohur, ish-spikeri i lajmeve, kolegu dhe miku im i mirë, Roland Roshi. Vërtet një lajm tronditës dhe dhimbje e madhe, për familjen e tij, por dhe familjen e madhe të RTSH. U prehsh në paqë Landi ynë i mirë. Po ndjej shumë dhimbje miku im. Do na mungosh shumë, por unë do të të mbaj mend, vetëm me mirësinë, zërin e veçantë dhe buzëqeshjen tënde të përhershme…!
Nermin Spahiu: Lajm i tmerrshëm. Na iku shumë shpejt e krejt papritur kolegu, regjisori i nderuar, folësi i Radio Televizionit Shqiptar, ROLAND ROSHI. Ishte në punë, teksa ndodhi gjëma. Njeri që vetëm dinte të falte dashuri e të sillte të qeshura, ndaj iku pa bezdisur askënd, pa i rënduar askujt. Do na mungojnë batutat e tua LANDI. Të qoftë i lehtë dheu mik i dashur.
Homazhet do të zhvillohen nesër, 27 shtator, ora 12.00 tek Holli i RTSH-së.