Komediani Bill Cosby është dënuar me tre deri në dhjetë vjet burg si pasojë e keqtrajtimeve seksuale.
Sipas mediave amerikane, ai gjatë procesit gjyqësor është etiketuar si një përbindësh seksual, që do të thotë se deri në fund të jetës duhet të këshillohet psiqikisht dhe do të qëndrojë në listën e keqtrajtuesve seksualë, transmeton lajmi.net.