Mesfushori gjerman i Juventusit, Emre Xhan, ka mbetur i habitur me kartonin e kuq të Kristiano Ronaldos, në sfidën e mbrëmshme ndaj Valencias. Ish-futbollisti i Liverpulit, shprehet se kjo është një lojë burrash, dhe nuk luajnë femra në fushë.
“Ai rast ishte për karton të kuq? Argumenti ishte se e kishte kapur nga flokët. Nuk jemi femra, ne po luajmë futboll këtu. Nëse ai rast është karton i kuq, atëherë mund të përjashtohemi nga fusha e lojës për çdo rast. 100% ai nuk është i kuq. Dua të saktësoj se komentet e mia nuk kanë asnjë qëllim të denigrojnë figurën e femrës, apo barazinë në futboll në përgjithësi. Të gjithë ata që më njohin, e dinë respektin tim për femrat.” – deklaroi Emre Çan.